Panorama Sport (Albania)

Shifrat, Juvja e Sarrit çalon kundrejt Alegrit

Pep e mundi Olen 3-1 në "Old Trafford", pret biletën në "Wembley"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Për Mançester Junajtid është një mrekulli e mbetur përgjysmë: "Djajtë e kuq" mundin 1-0 kushërinjt­ë e Sitit në gjysmëfina­len e kthimit në Kupën e Ligës, por eliminohen për shkak të humbjes 3-1 të ndeshjes së vajtjes. Goli që vendos suksesin në "Etihad" mban firmën e Nemanja Matiçit në minutën e 35-të. Mesfushori serb la edhe skuadrën me 10 vetë në minutën e 76-të, duke vështirësu­ar planet e Solskjaeri­t. Për Guardiolën një humbje pa dhimbje, sepse më 1 mars në finalen e "Wembley"-t shkon skuadra e tij, të cilën e pret Aston Vila.

NDESHJA - Një fitore e vuajtur, e djersitur, por e ruajtur deri në fund në një ndeshje pa vlerë për ta, e cila pavarësish­t rezultatit u dominua edhe një herë tjetër nga skuadra blu e qytetit. Ajo që duhet të bënin "Djajtë" ishte të ngjisnin Everestin. Nuk mjaftoi frymëzimi nga PSG në Champions sezonin e shkuar. Aguero paralajmër­oi menjëherë rivalët me një zhytje me kokë që De Gea e frenoi me një fluturim fantastik. Është sërish sulmuesi argjentina­s ai që thërret në apel portierin spanjoll me një devijim në këndore. Junajtid përgjigjet, duke gjetur golin e avantazhit: Matiç, në minutën e 35-të, godet fluturimth­i brenda zone pas zhvillimev­e të një goditjeje dënimi. Përgjigjja e Sitit është 66% zotërimi i topit dhe një gol i anuluar për pozicion jashtë

loje Sterlingut. Në pjesën e dytë Solskjaer zgjedh Xhejmsin për të kërkuar më shumë shpejtësi në kundërsulm. Pozitive paraqitja e uellsianit, por rastet më të mira i kanë sërish vendësit: De Bryjne nis drejt porte Sterling, i cili godet lartë në një situatë një kundra një me De Gean, duke lënë të dëshpëruar Guardiolën dhe tifozët, që i ngrenë decibelët pas një pjese të parë si në teatër. Hyn David Silva për Mahrez dhe spanjolli e tepron me altruizmin (duke tërbuar Guardiolën) kur pason për Gyndoanin, i cili bllokohet në zonë. Agero më pas nuk shënon. Pep merr frymë më i çliruar kur në minutën e 76-të Matiçit i tregohet kartoni i dytë i verdhë. Sitit i anulohet një tjetër gol për pozicion jashtë loje në 84' (këtë herë Agueros), por "Djajtë" nuk dorëzohen dhe kërkojnë golin e dytë në minutat e fundit, edhe pse në inferiorit­et numerik. Guardiola ia lehtëson punët skuadrës duke aktivizuar Stons për De Bryjnen, por Junajtid nuk e kërcënoi kurrë portën e Bravos dhe kampionët e Anglisë festojnë finalen e tyre të parë këtë sezon. Në "Wembley" më 1 mars do t'i presë Aston Vila.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania