Panorama Sport (Albania)

Liverpuli nuk ka rivalë, Siti eliminon Junajtidin

41 ndeshje pa humbje, Pep nuk ka qenë kurrë kaq pas

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

"Ne do ta fitojmë këtë kampionat. Tani do na besoni". Janë koret e tifozëve të Liverpulit në Londër, ndërsa "Reds"-at hipotekoni­n triumfin e 23-të këtë kampionat, atë që i shkëputi në 19 pikë nga Mançester Siti i vendit të dytë. Skuadra e Jyrgen Klopit mund edhe Uest Hemin, në ndeshjen e prapambetu­r të Premier Ligës që prej dhjetorit dhe Pep Guardiola tani mund të ngushëlloh­et vetëm me finalen e Kupës së Ligës në "Wembley" më 1 mars.

NDESHJA - Rezistoi pak më shumë se gjysmë ore Uest Hemi kundër dominuesve të Premier Ligës. Një faull i Diopit ndaj Origit në zonë zhbllokoi ndeshjen në minutën e 35-të, kur Salah nuk gaboi nga pika e bardhë. Në fillim të pjesës së dytë vjen edhe goli

i dytë i Çembërlein pas një kundërsulm­i të shpejtë të miqve dhe asistit perfekt të sulmuesit egjiptian (që prej nisjes së sezonit 2017-2018, Mohamed Salah ka shënuar dhe asistuar brenda së njëjtës ndeshje në Premier Ligë në 14 raste, pesë më shumë se çdo

futbollist tjetër gjatë kësaj periudhe). Skuadra e Dejvid Mojesit nuk qëndroi pasive dhe pati rastet e saj për të shkurtuar diferencën. Por përballë ka një skuadër që nuk është e përgatitur psikologji­kisht për të lënë diçka pas, e lë as më shumë e as më pak

Sitin një humnerë pikësh larg (Pep Guardiola nuk ka qenë kurrë më parë në karrierë kaq larg vendit të parë). "Reds"at thyen edhe një tjetër rekord: për herë të parë në historinë e tyre në elitën e kampionati­t anglez ata kanë mposhtur çdo skuadër me të

cilën janë përballur në Premier Ligë këtë sezon (19). Tani kampionët e botës nuk mposhten prej 41 ndeshjesh në kampionat. Kjo humbje i lë "Çekiçët" në vend të 17-të, mbi Bornmëthin dhe Uotfordin, vetëm falë diferencës së golave.

ÇEMBËRLEIN - "Nuk duhet të na kapë euforia. Kemi mbërritur kaq larg duke qenë me këmbë në tokë. Do t'i respektojm­ë të gjithë kundërshta­rët që do të kemi përballë dhe do përpiqemi të marrim fitoret", tha Çembërlein pas fitores.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania