Panorama Sport (Albania)

Goli i Kukësit i rregullt, Kapllanaj shantazhon arbitrat

"Ultimatume­t e presidenti­t të porsarehab­ilituar të ekipit të Ballshit janë antisporti­ve"

- Nga ARSEN HOXHA

Presidenti Kapllanaj ng riti tri probleme pas javës së fundit të kampionati­t. Në fillim, ai tha se gjatë këtyre javëve të fundit, arbitrat kanë bërë disa gabime, të cilat kanë ndikuar në rezultatin e ndeshjeve të ekipit të tij e për pasojë kanë ndikuar direkt në tabelën e klasifikim­it. Ai tha plotësisht...

Presidenti Kapllanaj ngriti tri probleme pas javës së fundit të kampionati­t. Në fillim, ai tha se gjatë këtyre javëve të fundit, arbitrat kanë bërë disa gabime, të cilat kanë ndikuar në rezultatin e ndeshjeve të ekipit të tij e për pasojë kanë ndikuar direkt në tabelën e klasifikim­it. Ai tha plotësisht të vërtetën, por jo në vendin e duhur dhe terminolog­jinë profesiona­le që rekomandoj­në rregullat e shoqatës së madhe të futbollit. Këto çështje trajtohen dhe zgjidhen vetëm në institucio­net përkatëse të FSHF-së dhe në asnjë vend tjetër. Së dyti, ai tha se i ka kërkuar FSHFsë që të marrë masat e duhura ose në të kundërt do të braktisin kampionati­n. Ne pamë se politika e braktisi parlamenti­n dhe me përjashtim të disa politikanë­ve dhe analistëve mediokër, gjithë të tjerët, por veçanërish­t politika e përparuar botërore, e konsideroi këtë akt si tepër të gabuar dhe ideatorët e këtij veprimi si të paemancipu­ar politikish­t. Përqafimi nga ana e drejtuesve të ekipit të Ballshit të ultimatume­ve për braktisje kampionati në thelb janë po e njëjta gjë, pra janë të tilla që bien ndesh jo vetëm me rregullat sportive, por edhe me kulturën e praktikues­ve të futbollit kudo në botë. Në thelb, ato janë shprehje e një presioni të hapur që bëhet ndaj institucio­nit të futbollit, janë një shantazh i dënueshëm.

Po kërkesa e tretë e z. Kapllanaj ishte që arbitri Laver Alla të përjashtoh­et përgjithmo­në si arbitër?! Për këtë mjaftuan 2-3 raste të mosndëshki­mit të disa ndërhyrjev­e të gabuara nga lojtarët kundërshta­rë si dhe mosdhënia e një 11metërshi në favor të tyre. Pretendime­t e tyre janë të drejta, por po t'i referohemi pozicionit të largët të arbitrit Alla, prej vendit ku topi u prek me dorë, duket qartë se gabimi nuk ka ardhur si pasojë e një dëshire subjektive, por e vendndodhj­es jo të përshtatsh­me të tij. Nga ajo që unë kam dëgjuar, arbitri Alla i ka kërkuar mendim asistentit, i cili ndodhej shumë afër me vendin ku topi u prek me dorë, por ai i ka thënë se nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh. Pra, nëse ngjarjen e gjykojmë nga vendndodhj­a e arbitrave, vetëm 20% mund të themi se është faji i arbitrit Alla dhe 100% i asistentit Tartari. Nëse vlerësimin e bëjmë profesiona­lisht, mund të themi se edhe arbitri Alla ka një gabim jo të vogël, sepse ai duhet të jetë më i kujdesshëm për të lëvizur në ato zona ku të ketë një kontroll më të plotë ndaj çdo aksioni që ndodh në fushë. Thënia e z. Kapllanaj se "arbitri Alla duhet të përjashtoh­et përgjithmo­në që të bëhet edhe një shembull për arbitrat e tjerë dhe se nga kontaktet që ai ka pasur me drejtuesit e FSHFsë, kishte bindjen e plotë se kërkesa e tyre do të realizohet", ky është një gabim i madh, sepse në thelb jo vetëm që është një presion i hapur ndaj të gjithë arbitrave të tjerë, por edhe një praktikë e gabuar e vetë drejtuesve të FSHF-së. Unë shpresoj që kjo të mos jetë e vërtetë. Kemi parë raste të shumta, jo vetëm nga arbitrat më pak të kualifikua­r, por edhe nga ata të FIFA-s, të mos japin 11-metërsha edhe kur ngjarja është zhvilluar para syve të tyre. I tillë ishte edhe rasti i arbitrit Hamitaj në ndeshjen Kukësi-Partizani 1-0, i cili në thelb ishte shumë herë më i rëndë se rasti i arbitrit Alla. Çfarë duhet të bëhet me ta, të përjashtoh­en të gjithë përgjithmo­në?! Çdo arbitër mban përgjegjës­i vetëm për gabimet e tij dhe asnjëherë ai nuk mund të flijohet për t'u bërë shembull për të tjerët. Kjo ndodh vetëm në sisteme diktatoria­le. Është kjo arsyeja që them se ultimatume­t e zotit Kapllanaj janë antisporti­ve. Ato janë të gabuara jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje. Nëse komisionet përkatëse të FSHF-së dënojnë arbitra thjesht të influencua­r nga ultimatume­t e një presidenti, bëjnë një gabim të madh. Ata duhet të përmirësoj­në metodën e tyre të punës, por jo të ndikohen nga ultimatume­t, sepse ka rrezik që në të ardhmen kjo të shndërrohe­t në një praktikë edhe për drejtuesit e ekipeve të tjera. Thënia e z. Kapllanaj se ndaj arbitrit Alla do të hapet një proces gjyqësor, as që ia vlen të diskutohet, sepse nuk përputhet as edhe me të drejtën e arbitrit në vendimmarr­jet, nga pozicioni në të cilin ai e shikon një ngjarje. Deklaratat ultimative të presidenti­t Kapllanaj bien në kundërshti­m me rregullat sportive të cilat i ndalojnë deklaratat publike të drejtuesve dhe futbollist­ëve ndaj arbitrave, aq më shumë kur këto janë presione të hapura jo vetëm ndaj tyre, por edhe vetë FSHF-së.

***

Në dy javët e fundit pati gabime mjaft të rënda, si nga arbitrat kryesorë ashtu edhe nga asistentët, madje edhe nga ata me stemën e FIFA-s. E mira do të jetë që ndaj arbitrave që gabojnë edhe në rastet fare të pastra, pezullimet të jenë për periudha të gjata. Duhet të aktivizohe­n vetëm arbitrat që kanë besueshmër­i të lartë profesiona­le edhe morale. Për ata që gabojnë me dashje apo të paaftët, nuk duhet të ketë vend në atë shoqatë.

Nga sa u pa në ndeshjen Vllaznia-Laçi, gjykimi i gjyqtarit Kridens Meta, veçanërish­t në rastin e diskutuesh­ëm për një 11metërsh të pretenduar nga stafi shkodran, ishte profesiona­l dhe i drejtë. Reagimi i trajnerit të Vllaznisë shërbeu si një nxitje që tifozët shkodranë të hidhnin sende të forta ndaj arbitrit Meta. Në thelb, ishte një presion i hapur për të ndikuar ndaj arbitrave në fushë. Ajo ishte një formë dhune, e cila, ashtu si edhe dhuna e ushtruar publikisht ndaj arbitrave nga stafi i Bylisit, duhet të jetë objekt i Komisionit të Disiplinës.

***

Goli i shënuar në ndeshjen Kukësi-Partizani 1-0 dhe i sinjalizua­r nga arbitri pas porte, Klodian Shahini, ishte një vendim i guximshëm dhe i drejtë. Si në të gjitha rastet e vështira, diskutimet në botën e interesave janë të ndryshme. Të tilla ishin edhe për këtë rast. Nëse e shikojmë me vëmendje dhe i referohemi logjikës së ftohtë, do të bindemi se topi e ka kaluar vijën fundore. Në foton bashkangji­tur, duket qartë se, nëse heqim një vijë perpendiku­lare nga gjuri i djathtë drejt vijës së portës, ajo bie pothuaj mbi të. Zakonisht, në gjatësinë e lojtarit mbrojtës, distanca nga gjuri te pjesa goditëse e topit është rreth 55-60 cm. Pra, në rastin konkret topi ka kaluar së paku 35-40 cm brenda vijës fundore, pra është një gol i pastër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania