Panorama Sport (Albania)

Mbushet kupa, djali i Lerdës: Partizani s’është Reali

Besëlidhja fundos "demat", i biri i ish-trajnerit: Disa aty duan vetëm paratë e Gazit

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja i bën "gjëmën" Partizanit në Lezhë, duke i dhënë një leksion futbolli me tre gola që në pjesën e parë. Skuadra e trajnerit Elvis Plori i ka befasuar të gjithë dje me një fitore të jashtëzako­nshme në shifrat 30, duke hedhur një hap gjigant drejt kualifikim­it në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Afro katër...

Besëlidhja i bën "gjëmën" Partizanit në Lezhë, duke i dhënë një leksion futbolli me tre gola që në pjesën e parë. Skuadra e trajnerit Elvis Plori i ka befasuar të gjithë dje me një fitore të jashtëzako­nshme në shifrat 3-0, duke hedhur një hap gjigant drejt kualifikim­it në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Afro katër vite më parë Besëlidhja eliminonte Partizanin në turin e dytë dhe tashmë duket se po përsëritet historia, edhe pse mbetet për t'u zhvilluar ndeshja e kthimit në kryeqytet pas dy javësh. Ka qenë një paraqitje në nivele katastrofi­ke e të kuqve, të cilët shëtitën fanellën në Lezhë, madje duke rrezikuar të pësojnë më shumë se tre gola. Besëlidhja luajti një futboll të thjeshtë dhe e goditi Partizanin përmes kundërsulm­eve. Të kuqtë e kishin marrë më thjesht se duhet dhe pavarësish­t se e nisën lojën me një rast për gol, më pas shumë shpejt e panë veten të gjunjëzuar nga skuadra e Kategorisë së Parë. Tashmë "demave" u duhet një mrekulli në sfidën e kthimit, pra një fitore me katër gola diferencë për të shkuar në çerekfinal­e, aty ku nëse ia dalin, do të gjejnë rivalin historik, Tiranën.

PJESA E PARË

Partizani kishte lënë pushim kapitenin Hoxha, mbrojtësit e krahut Hakaj dhe Kërçiku, si dhe sulmuesin Solomon. Mirëpo, kishte rikthime të rëndësishm­e, si Boldor, Melo, Telushi, Broja dhe Romero, me këtë të fundit që dje u preferua si titullar. Risi në formacion ishte prania e blerjes më të fundit, mesfushori­t Tedi Cara, i cili debutoi me fanellën e kuqe në Lezhë, duke qenë në fushë për 90 minuta. Starti i lojës i gjeti "demat" në sulm, me Carën që pas kombinimit të Bardhit, goditi nga brenda zonës dhe portieri Vukashinov­iç evitoi një gol të sigurt. Më pas ishte Trashi që harkoi në zonë pas një goditjeje dënimi, por Broja në një pozicion të mirë shënimi, e përplasi topin në trupin e portierit. Historia e takimit për të kuqtë sikur mbaron këtu, pasi më pas Besëlidhja e godet tri herë. Fillimisht është Bushi që i lë "targën" Idrizajt në zonë dhe shënon pas goditjes me të majtën. Dyshja e qendrës së mbrojtjes me Bilanin dhe Boldor është në një ditë të errët, duke lënë shumë hapësira. Pikërisht në "zemër" të mbrojtjes, të kuqtë e pësojnë pas një kundërsulm­i të Besëlidhje­s, kur Hajdari nxjerr të lirë Jovanoviç dhe ky i fundit mposht Malajn. Te Partizani nuk u be

sojnë syve, por sërish rastet për gol i takojnë Besëlidhje­s. Hajdari dhe Çokiç paralajmër­ojnë golin e tretë, që në fakt nuk vonon shumë. Shkodrani që ka luajtur disa vite për Vllazninë bën çfarë të dojë me kundërshta­rët dhe pas harkimit në zonë, Fetaj gjunjëzon Malajn. Vetëm

një goditje e Trashit në fund ishte shumë pak për "demat".

PJESA E DYTË

Sormani nuk mund ta përtypte atë paraqitje, prandaj dhe la në dhomat e zhveshjes Bilalin, Romeron dhe Bardhin. Sulmi i Partizanit ishte inekzisten­t, ndërsa gabimet në

mbrojtje të panumërta. Aktivizohe­n Bitri, Ferati dhe Braun, teksa mendohet një reagim i fuqishëm i të kuqve, por nuk ndodh kështu. Në minutën e 52-të Trashi kroson në zonë dhe Braun kontrollon mirë topin, por goditja e tij pritet nga portieri. Besëlidhja mbrohet

mirë me Shetën dhe Dibrën, që mbajnë larg zonës të kuqtë. Melo provon nga distanca për të gjetur golin, por

Vukashinov­iç pret i sigurt. Rasti më i pastër për Partizanin vjen në minutën e 81-të, kur Braun del i vetëm me portierin pas asistit të Brojës, por goditja e tij me të majtën kalon ngjitur me shtyllën. Besëlidhja i afrohet golit të katërt me kapitenin Dibra, ndërsa tentativat e Brojës dhe Telushit në fund nuk sjellin asnjë ndryshim. Gjithçka mbyllet me fitoren e merituar të Besëlidhje­s, 3-0.

 ?? FOTO: LSA ?? Lojtarët e Besëlidhje­s duke festuar një nga golat
FOTO: LSA Lojtarët e Besëlidhje­s duke festuar një nga golat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania