Panorama Sport (Albania)

Rama nuk u beson syve, Noka: Fitore e pritshme

-

Besëlidhja-Partizani u ndoq nga mbi një mijë tifozë lezhjanë, të cilët u kënaqën pa masë për emocionet që u dhuroi skuadra e tyre e zemrës. Hyrja në stadium ishte falas, ndërsa në tribunën qendrore ra në sy prania e drejtorit të Partizanit, Olsi Rama, e zyrtarëve të klubit të kuq dhe lojtarëve që nuk ishin grumbullua­r dje, si Kërçiku, Hakaj etj. Pas minutës së 20-të, u dëgjuan thirrje në kor: "Rama ik, Rama ik". Kjo i detyroi gjyqtarët që ta ndërprisni­n për një çast lojën, duke këshilluar tifozërinë që të mos hidhte parulla politike. Natyrisht jo pak në siklet u vendos drejtori i të kuqve, që në fakt në tribunë ishte i ndarë nga stafi drejtues i Besëlidhje­s. Ai qëndroi gjatë gjithë kohës i palëvizur, duke naviguar shpesh në celular, ndërsa nuk u besonte syve se skuadra e tij kishte pësuar tre gola në Lezhë. Madje, as në pushimin e ndeshjes Rama nuk lëvizi nga vendi, por u mor vetëm me telefonin, duke mos bërë asnjë bisedë me pjesëtarët e stafit. Në fund të ndeshjes ishte presidenti i Besëlidhje­s, Gjok Noka, i cili shkoi për t'i dhënë dorën Ramës. Nga ana tjetër, stafi vendës dhe tifozëria nuk ngurruan ta përcillnin me duartrokit­je ekipin e kuq.

PRESIDENTI - Pas ndeshjes kreu i klubit lezhjan, Gjok Noka, në një bisedë për "Panorama Sport", mes entuziazmi­t u shpreh: "Fitorja ndaj Partizanit ishte e pritshme, por jo kaq e thellë. Kjo ishte një fitore që tregoi Besëlidhje­n e vërtetë. Unë nuk po zgjatem, por dua të them edhe një herë se kjo është skuadra ime. Partizanit dhe stafit të tij teknik i uroj sukses në objektivat që kanë në kampionat".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania