Panorama Sport (Albania)

Plori: Kam skuadër që nuk trembet, fituam me... futboll

-

Të mundësh Partizanin me shifrat 3-0 është diçka që ndodh rrallë, prandaj dhe Elvis Plori do ta mbajë mend gjatë të mërkurën e 29 janarit. Trajneri shkodran i Besëlidhje­s, në deklaratën për "SuperSport" pas ndeshjes, theksoi se skuadra e tij e mposhti Partizanin me një futboll të hapur dhe jo duke u mbyllur në mbrojtje. "Mendoj se e interpretu­am shumë mirë ndeshjen. Në pjesën e parë guxuam më tepër se Partizani dhe ia dolëm të realizojmë tri herë. E njihnim mirë kundërshta­rin dhe nuk donim t'i jepnim terren, pasi kështu do ta kishim shumë të vështirë, duke qenë se kanë kualitet në pjesën e sulmit. Nuk kishim se çfarë të humbnim në këtë ndeshje dhe ndoshta aspekti psikologji­k na ndihmoi. Objektivi ynë kryesor është të ngjitemi në Superiore, por pse të mos e provojmë edhe këtë shans që na jepet, aq më tepër që është kënaqësi kur përballesh me një skuadër kampione si Partizani", ka deklaruar fillimisht trajneri Plori.

Fusha - "Të them të drejtën, kjo është hera e parë që na favorizon terreni. Jemi munduar gjatë gjithë kohës që skuadra të luajë futboll, jo të mbyllet në mbrojtje dhe të largojë topin. Edhe ndaj Partizanit krijuam aksione të rrjedhshme. Me mënyrën se si erdhi loja, mendoj se e merituam fitoren dhe treguam se Besëlidhja ka vlera".

Shanset - "Është e vështirë të parashikoh­et nëse do të kualifikoh­emi, sepse përballë kemi Partizanin. Unë jam optimist, pasi drejtoj një skuadër që nuk trembet. Favori ynë është që nuk kemi presion".

E ardhmja - "Kjo është skuadra më e mirë që kam drejtuar në Kategorinë e Parë. Kam shumë besim te ky grup lojtarësh dhe pikët që kemi lënë më tepër ka qenë neglizhenc­ë jona. Dimë të luajmë shumë mirë futboll. Ka shumë dëshirë, mobilizim, seriozitet dhe gjithçka shkon si duhet. Deri në fund do të luftojmë për Superioren", përfundoi Plori.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania