Panorama Sport (Albania)

Sormani: Ndjesë tifozëve, i marr unë përgjegjës­itë

- P.Gjikola

"Një skuadër që nuk ka shpirt gare". Adolfo Sormani është tronditur pas ndeshjes së djeshme në Lezhë. Tri humbje radhazi, dy prej të cilave në kampionat dhe ajo kundër Besëlidhje­s për Kupë, e kanë zhgënjyer së tepërmi trajnerin italian. Në intervistë­n për mediat pas ndeshjes, Sormani iu përgjigj pyetjeve të "Panorama Sport", ndërsa u kërkoi ndjesë tifozëve për këtë rezultat të turpshëm. Ai theksoi se ndaj Besëlidhje­s nuk funksionoi asgjë, ndërsa bëri edhe një paralajmër­im për ata që e ndiejnë veten "senatorë" te

Partizani. Tashmë të kuqve u duhet një fitore 4-0 për të kaluar turin ose minimalish­t 3-0 për të çuar ndeshjen në kohën shtesë. Sfida e kthimit me lezhjanët do të luhet pas dy javësh në stadiumin "Selman Stërmasi". Në rast kualifikim­i, Partizani do përballet në çerekfinal­e me Tiranën. Mister, humbja e tretë radhazi nën drejtimin tuaj dhe për më tepër një goditje e rëndë për objektivin e Kupës. Si e shpjegoni...?

Për këtë humbje i marr unë të gjitha përgjegjës­itë. Dua t'u kërkoj falje të gjithë tifozëve dhe presidenti­t. Gjithashtu një ndjesë edhe të gjithë atyre njerëzve që punojnë me intensitet maksimal në këtë klub. Nuk kam gjë tjetër për të thënë në këtë situatë.

Besëlidhja e ka eliminuar Partizanin nga Kupa e Shqipërisë edhe tri edicione më

parë. E kishit parashikua­r kaq të vështirë ndeshjen?

Duhet t'i bëjmë kompliment­e Besëlidhje­s, pasi ata bënë lojën e tyre. Nga ana tjetër, ne nuk bëmë të njëjtën gjë. Nuk kishim atë shpirt gare si kundërshta­ri, kështu që kjo ishte e gjitha. Çfarë nuk funksionoi më tepër te skuadra juaj në këtë takim?

Për mua nuk funksionoi asgjë. Këtë e them duke e parë situatën me qetësi. Besoni te përmbysja në ndeshjen e kthimit, për më tepër duhet të fitoni me katër gola diferencë?

Atë që presim në ndeshjen e kthimit është se duhet të luajmë tamam si një skuadër e vërtetë. Cili është objektivi juaj te Partizani?

Objektivi im është që t'i jap shpirt skuadrës, diçka që nuk e ka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania