Panorama Sport (Albania)

“Te Partizani duan vetëm lekët e Gazit, mendojnë se janë Reali”

"Tirana shumë e fortë, mund edhe të humbësh me ta..."

- JORGIS MEMO

Djali i ish-trajnerit të Partizanit, Franko Lerda, ka shpërthyer në kritika pas humbjes dëshpërues­e 3-0 të "demave" kundër Besëlidhje­s në Kupë. Matia Lerda akuzon nëpërmjet një statusi në "Facebook" se në stafin e Partizanit ka njerëz që nuk mendojnë për ekipin, por vetëm të përfitojnë paratë nga presidenti Gaz Demi. Më tej, ai thotë se ambientin e kuq e ka përfshirë një ndjenjë euforie dhe vetëkënaqë­sie, që po e dëmton tej mase skuadrën.

"Bravo, kritikuat atë që u mësonte se çfarë ishte futbolli. Në vend që të mësonit, kritikonit dhe vetëm kritikonit. Vazhdoni kështu sepse futbolli shqiptar po rritet. Mbajtët persona në staf që mendojnë vetëm për të mirën e tyre dhe për të marrë para nga Gazi. Ata flasin shumë, por nuk vlejnë asgjë. Ky është fundi që keni zgjedhur. Bravo! Nuk e kuptuat se skuadra ishte ndër vendet e para, sepse kishte një trajner që të tjerët nuk e kanë. E përzutë dhe ja ku erdhi katastrofa. Kampionë, kampionë, kampionë... Çdo vit nis nga zero. Tirana dhe Kukësi janë skuadra shumë të forta dhe asgjë nuk është e garantuar. Mendjemadh­ësia ju solli në këtë pikë...", shkroi fillimisht Matia Lerda.

DEBATI ME TIFOZËT E KUQ

Kjo më pas solli edhe kritikat e tifozëve, të cilët i kujtuan se babai i tij, Franko, bëri sherr pothuajse me të gjithë për sa kohë drejtoi Partizanin, madje ata e kanë ironizuar edhe për faktin që e humbi derbin pas afro 6 vitesh. Matia Lerda u është përgjigjur menjëherë, duke thënë se të gjitha këto ishin gënjeshtra. "Nuk m'u duk se puna e trajnerit tjetër (Lerdës) na bindi me futboll. Thjesht pamë vetëm fjalë, sherre me të gjithë dhe polemika të kota. Ne tifozët e Partizanit e mbajmë mend shumë mirë edhe "kryeveprën" që bëri ai në derbin e fundit", shkruante një tifoz i Partizanit. I menjëhersh­ëm ishte reagimi i Matia Lerdës: "Janë vetëm gënjeshtra të treguara në media.

E përsëris, vazhdoni kështu, nuk po i bëni dëm vetëm Partizanit, por gjithë futbollit shqiptar. Mendoni se mjafton vetëm teknika, por duhet ta dini se kur nuk ke dëshirë dhe uri, atëherë mbërrin të bësh paraqitje të tilla. Vazhdoni me këtë mentalitet dhe do ta shikoni se sa mirë do t'ju ecë. U revoltuat se humbët një ndeshje. Trajneri italian nuk bën për ju, atëherë le të vazhdojmë me kritikat në tym... Nuk keni qenë kurrë objektivë!!! Kishte ndeshje që Partizani i dominonte, por lojtarët nuk shënonin dot. I kujt është faji, i trajnerit? Tirana është një skuadër shumë e fortë, nuk mundet të humbësh një ndeshje? Ju mendoni se jeni Reali i Madridit?" shkruante ndër të tjera Matia Lerda. Më pas, kur deklaratat e tij dolën në portalin www.panoramasp­ort.al, djali i trajnerit vendosi që t'i fshinte postimet.

 ??  ?? Matia dhe Franko Lerda
Matia dhe Franko Lerda
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania