Panorama Sport (Albania)

Dosti e quan turp, Bejzade: Le të marrin Arian Shetën...

-

Tifozë që kritikojnë pa fund në faqen zyrtare të klubit në "Facebook", por edhe ish-lojtarë ndër vite të Partizanit, që nuk u besojnë syve se skuadra e kuqe është turpëruar në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Besëlidhje­s në Lezhë. Dje ka pasur një shpërthim të gjithanshë­m, ndërsa si zakonisht nuk kanë munguar kritikat nga ish-sulmuesi Edmond Dosti në rrjetet sociale. Në një mesazh të publikuar në "Facebook", pjesë e debatit është bërë edhe një tjetër ish-futbollist i të kuqve, Skerdi Bejzade. Ty dy kanë lënë gjurmë me fanellën e Partizanit, duke fituar trofe dekada më parë.

KRITIKAT - "Turp, turp, turp. Të gjithë personave përgjegjës u bëj thirrje që të reflektojn­ë dhe të mos e çojnë Partizanin drejt greminës. Duke parë që situata nuk po ndryshon, ku në vend të progresit ka vetëm regres, është mirë që këta persona, lojtarë, nëse kanë burrëri, të japin dorëheqjen dhe vendin t'ua lënë kompetentë­ve dhe atyre që e duan Partizanin si ekip legjendar dhe jo burim biznesi. E kam shprehur prej kohësh përse ky sezon ka dështuar që në start për Partizanin, për vetë politikën dhe drejtuesit që u zgjodhën. Por sot (dje) në Lezhë ndodhi turpi më i madh i historisë së Partizanit. Disa lojtarë janë delenxhinj, janë vetëm përfitues monetarë te Partizani dhe s'kanë respekt për fanellën. Shumë lojtarë nuk janë as për në Ligën e Dytë. Nuk di çfarë me thënë më shumë, pasi kjo ndeshje më ka bërë me dhimbje koke. Po më bëjnë që të mos i shikoj më, pasi vetëm sa lodh sytë. Mendoj se edhe tifozët duhet t'i bojkotojnë këto paraqitje si kjo e sotmja (djeshmja), që i vuri pikën. Të mos shkojnë në stadium, pasi ata lojtarë nuk e meritojnë t'i mbështetim. Përjetë me ty Partizon, deri ne vdekje! Partizoni është i yni, i të gjithë tifozëve, që nuk e kanë lënë për as edhe një moment vetëm!" shkruante Dosti.

REAGIMI - Skerdi Bejzade, në formë humori, u jepte një sugjerim drejtuesve të Partizanit, duke komentuar në atë që kishte shkruar Dosti. "O Dosti, thuaj të marrin Shetën më mirë te Partizani (i referohet mbrojtësit të Besëlidhje­s), se ti e ke mirë me ato drejtuesit atje. I myti Arian Sheta, 38 vjeç! Nuk ishte keq, sikur të fillonim pak stërvitjen dhe ne, e të luajmë aty me ato...", shkruante Bejzade, që ka luajtur në vitet 2000 me "demat". Biseda vijon me nota humori, teksa Dosti i jep këtë përgjigje: "O bos mos e thuaj dy herë, se gati jam. Ne të dy kishim bërë gola edhe për vitin tjetër". Më pas Bejzade kujton minutat e fundit të takimit në Lezhë, ndërsa nuk e cilëson të pamundur kualifikim­in e Partizanit. "Kur e pashë në 20 minutat e fundit ndeshjen, ishte duke bërë golin e katërt Besëlidhja, por kanë mundësi ta kthejnë rezultatin gjithsesi", përfundont­e biseda e ish-sulmuesve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania