Panorama Sport (Albania)

Egbo: Kupa na çon në Europë

"Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë, ndikoi edhe gjendja e rënduar e fushës"

-

Emanuel Egbo ka mbetur i kënaqur përgjysmë nga loja e skuadrës së tij në Kupën e Shqipërisë. Pas fitores me përmbysje në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit, Egbo pranoi se u zhgënjye në pjesën e parë. Tha gjithashtu se priste më shumë nga lojtarët, ndërsa lavdëroi Muçin për golat e shënuar. Gjithsesi, sipas tij, sulmuesi mund të kishte bërë akoma më mirë para porte. Trajneri i Tiranës tha se kërkon të shkojë deri në fund të këtij kompeticio­ni, pasi është rruga më e shkurtër për të arritur në Europë. Ja intervista pas sfidës me Kastriotin.

Fituat, por nuk shkëlqyet. Ju shqetëson paraqitja në pjesën e parë?

Sigurisht që më shqetëson, por paraqitja u ndikua edhe nga kushtet e fushës. Gjendja

nuk na lejoi që të paraqisnim më të mirën tonë. Nuk dolëm në lojën tonë të zakonshme, për më tepër që kishim freskuar pak ekipin, duke lënë pushim ata që kanë luajtur më shumë minuta. Në pjesën e parë gjërat nuk shkuan siç duhet, ndërsa në pjesën e dytë ishim ndryshe. Ndryshuam në çdo plan. Pas barazimit me golin tonë dhe golit të dytë, gjithçka foli në favorin tonë.

Jeni kënaqur nga Sidibeja dhe paraqitja e tij në rolin e tij eksperimen­tal?

Nuk është eksperimen­t.

Roli i tij i dytë është qendërmbro­jtës. E aktivizuam në atë pozicion, sepse kishim mungesa në repartin e prapavijës, ama lojtari mund të luajë në dy pozicione.

I kënaqur nga Muçi që shënoi sërish dy gola?

Sulmuesi matet me gola

dhe jo me lëvizjet dhe çfarë bën në fushë. Ai sot ka shënuar dy gola me penallti dhe një tjetër dhe kështu, s'kemi ç'të themi. Për mua mund të kishte shënuar më shumë gola, por e them se është paraqitur shumë mirë, ndonëse ka shpërdorua­r para porte.

Është Kupa prioriteti juaj?

Normalisht që është traditë e klubit tonë të vazhdojmë luftën nga të dyja anët. Nga Kupa rruga është më e shkurtër për të shkuar në Europë sesa nga kampionati ku kemi shumë takime.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania