Panorama Sport (Albania)

“Deja vu” në Kupë, Bylisi synon të përsërisë ndeshjen e 2019-ës

-

Bylisi pas Teutës është grumbullua­r dhe mendjen e ka te sfida me Laçin, një duel mjaft interesant, për vetë synimet që kanë të dyja ekipet në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë. Ballshiotë­t këtë sezon kanë shpalosur ambiciet e tyre, Europën, nëpërmjet kampionati­t ose Kupës së Shqipërisë, që duan t'i shkojnë deri në fund. Skuadra ballshiote do të jetë e plotë në sfidën e sotme në "Adush Muça", ndërsa synimi është marrja e një fitoreje bindëse, për të hedhur një hap të sigurt drejt kalimit të turit nga skuadra e Dovedanit. Kujtojmë që Laçi këtë sezon nuk ka fituar në asnjë ndeshje me Bylisin. Në Laç, sfida përfundoi në barazim dhe në Ballsh, vendësit fituan 1-0. Por, Kupa është ndryshe nga kampionati, ndonëse ballshiotë­t kanë si synim vetëm fitoren, për të

kërkuar kthesën, aq më tepër që luajnë në sytë e tifozëve të tyre që i kanë mbështetur edhe në Tiranë dhe Durrës.

KONTIGJENT­I - Në ndeshjen e sotme, ballshiotë­t do të jenë të plotë, ndërsa, trajneri Dovedan do të vendosë vetëm për lojtarët që do të hedhë në fushën e blertë. Presidenti Besnik Kapllanaj ka bërë disa afrime mjaft cilësore në këtë merkato dhe Bylisi ka alternativ­a të shumta. Ndaj dhe në Ballsh duan "kokën" e Laçit, e më pas do të mendojnë për kampionati­n. E SHKUARA - Shqipëria njeh ndeshje të forta që prej disa dekadash, të cilat kanë dalluar për spektaklin në fushë dhe tribuna, por edhe nga ato që kanë dhuruar ngjarje të bujshme dhune apo përplasjes­h, ku kujtojmë ndeshjet mes fqinjëve. Megjithatë, në vitet e fundit në Shqipëri është krijuar një tjetër

takim derbi, ai mes Bylisit dhe Laçit. Skuadrat e përmendura më sipër patën përballjen e tyre më të fortë në finalen e Kupës së Shqipërisë në sezonin 20122013, e cila u fitua nga kurbinasit me gol të Emiliano Çelës në minutën e 120-të. Por, që nga ky takim, për vetë padrejtësi­të në fushën e lojës, përballja u bë më e ashpër. Një vit më pas Bylisi priti Laçin në "Adush Muçaj", ndërsa incidenti kundër skuadrës bardhezi, por edhe delegatit të ndeshjes arriti kulmin, gjë që i përjashtoi mallakastr­iotët nga Superiorja. Aty derbi u ndez edhe më shumë, teksa vjet u rikthye ky takim, ndonëse Bylisi ishte në të Parën. Ballshiotë­t këtë vit do të kenë mundësi që të ndeshen sërish me laçianët, ku ky takim rikthehet sërish për Kupën e Shqipërisë. Kujtojmë që vjet në Kategorinë e Parë, në Ballsh, Laçi u mund 2-0 në Ballsh dhe fitoi 3-0 në Laç, edhe kjo një ndeshje mjaft e kontestuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania