Panorama Sport (Albania)

Flamurtari ndal Vllazninë, një femër tërbon shkodranët

Komplikohe­t kualifikim­i, gjithçka vuloset në Vlorë

- ADMIR URUÇI

Vllaznia “ngec” me Flamurtari­n. Nëse në kampionat fituan 2-0, për llogari të Kupës së Shqipërisë u ndalën në barazim 2-2. Me këtë rezultat të sigluar në “Loro Boriçi”, komplikohe­t edhe kualifikim­i. Një gol i Silvio Zogajt që nga “tuneli” krijoi përshtypje­n se gjithçka do të fliste për shkodranët, por e kundërta ngjau. Vlonjatët reaguan shpejt dhe në harkun e 10 minutave përmbysën shifrat me Nebihun dhe Ribajn. E megjithatë, për t’u dhënë një lloj shprese në këtë tur të dytë kuqebluve mendoi Gilman Lika i ardhur nga stoli, që të shmangte humbjen 12 minuta para fundit.

PJESA E PARË - Vllaznia e nis në mënyrën më të mirë të mundshme takimin. Kishin kaluar pak sekonda dhe Zogaj shfrytëzon më së miri një top që i vjen nga e djathta dhe që në fluturim e sipër shtang Flamurtari­n. Pas avantazhit të shpejtë, u duk sikur gjërat do të shkonin mirë për vendësit. Por ndryshe mendojnë miqtë, që përmbysën gjithçka në të 7-ën dhe 17-ën minutë. Pas një harkimi të Vrapit nga e djathta është Nebihu që me kokë barazon rezultatin në 1-1, ndërsa më pas Gocaj gjen Ribajn me një tjetër kros nga e djathta dhe sulmuesi po me kokë nuk fal. Shkodranët nuk u besojnë syve, ndaj bëhen më agresiv. Aksionet nuk mungojnë, por finalizimi nuk është i duhuri. Në të 24-ën është Shtubina që harkon në zonë dhe pasi një nga mbrojtësit kuqezi del huq, Sidorenko kishte mundësinë që të përfitonte. Sulmuesi gjuan me vështirësi, por topi nuk ka forcën e duhur dhe përfundon në duart e portierit. Është sërish sulmuesi i ardhur në këtë merkato që ka një rast të mirë në shtesë, por mbrojtja mike neutralizo­n rrezikun shumë pranë vijës fatale.

PJESA E DYTË - Mirsad Jonuz mundohet të freskojë sulmin në këtë pjesë, ndaj largon Lekën dhe Shtubinën për Hygor dhe Likën. Vllaznia është më kërkuese në këtë pjesë, aq sa loja zhvendoset e gjitha në gjysmëfush­ën e miqve. Shkodranët “shfrynë” ndaj gjykimit për dy penallti të mohuara, për prekje të topit me dorë nga miqtë. Sidorenko vazhdon të shpërdoroj­ë edhe pas kthimit nga dhomat e zhveshjes. E megjithatë, është Gilman Lika ai që kthen frymëmarrj­en në të 78-ën. Pas një

harkimi nga e djathta, mesfushori ndal një top me gjoks dhe gjen portën, duke barazuar gjithçka në 2-2. Vendësit vazhdojnë të ushtrojnë presing. Në të 80-ën Gurishta gjen Hygorin dhe braziliani me roveshatë për pak sa nuk shënon. Një minutë më vonë

Sidorenko rrotullohe­t mirë brenda zonës, por gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtësit e Flamurtari­t. Në frymën e fundit, është sërish moldavi që ka një mundësi perfekte. Por gjuajtja është për t’u harruar dhe për rrjedhojë gjithçka mbyllet në barazim.

 ??  ?? Momenti kur Gilman Lika shënon golin e barazimit
Momenti kur Gilman Lika shënon golin e barazimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania