Panorama Sport (Albania)

Emanuela Rusta në gjykim, Troisi për humor në Shkodër

-

-Emanuela Rusta në gjykim. Për të parën herë, komisioni i përcaktimi­t të arbitrave ia ka besuar një ndeshje të rëndësishm­e një femre. Vllaznia-Flamurtari ishte e gjitha në “duart” e kryesores me stemën e FIFA-s. Ajo kishte asistencën e Rudin Precës dhe Uran Korrës nga Kolegjiumi i Elbasanit. Kujtojmë se Rusta ishte edhe në derbin mes Partizanit dhe Tiranës, por pas portave në këtë rast. - Pas minutës së 30-të kur Flamurtari kishte përmbysur rezultatin në shifrat 1-2, tifozët e Vllaznisë nuk kanë ngurruar që të ngacmojnë edhe gjyqtaren, e cila dallohet edhe për bukurinë e saj: “S’e paskeni mendjen te loja sot, por tek arbitrja”.

- Marcelo Troisi, jep skena humori në Shkodër. Pas një shisheje të hedhur në fushë, trajneri shtrihet në tokë dhe mban kokën me dorë. Por me shishen që përfundoi jo vetëm në tokë, por edhe disa metra larg trajnerit të Flamurtari­t, tifozët kanë shpërthyer në të qeshura. Gjyqtari i 4-t që pa gjithçka qartë, është detyruar të shkojë te braziliani dhe t’i kërkojë që të çohet, pasi asgjë nuk ndodhi. Ilariteti në stadium, ndoshta e turpëroi trajnerin. Ai pas këtij momenti jo vetëm që shmangu daljet nga pankina, por as nuk foli në fund të ndeshjes për mediat.

- Vetëm 200 tifozë e kanë mbështetur Vllazninë në takimin kundër Flamurtari­t, e luajtur për llogari të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë.

- Ardit Krymi mban shiritin në Vllaznia-Flamurtari. Me Gilman Likën që e nisi nga stoli, kapiten u gradua mesfushori tjetër shkodran.

- Sapo kryesorja Emanuela Rusta sinjalizoi nisjen e takimit, Mirsad Jonuz u pa duke biseduar me dyshen Lika-Hygor. Trajneri i parapërgat­iti që do të futeshin në fushë në nisje të pjesës së dytë.

 ??  ?? Emanuela Rusta, dje në Shkodër
Emanuela Rusta, dje në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania