Panorama Sport (Albania)

"Turi i dytë, më mirë me një ndeshje"

-

Ilir Gjyla e shfrytëzoi Kukësin si ndeshje kontrolli. Lushnja dukshëm nuk ka synime në Kupë, e megjithatë qëllimi ishte që të zhvillonin lojën. Trajneri në kompleks ka mbetur i kënaqur, gjë që e pranoi edhe për mediat. "Luajtëm me të gjithë lojtarët dhe sidomos ata që nuk ishin ndaj Devollit, ishte një formë për t'i kontrollua­r. Mendoj se ia arritëm qëllimit. Për mua ishte një ndeshje kontrolli për të parë edhe futbollist­ët që kanë ardhur në merkato. Ajo çfarë mua më intereson më shumë është 'Fair Play' dhe ashtu shkoi. E megjithatë, të tilla përballje gjithmonë zgjidhen nga skuadrat më të mira. Nuk kam asnjë problem me çunat, pasi nuk mund t'u marrësh maksimumin lojtarëve kur nuk ke 100% objektiv", deklaroi tekniku. Më tej u ndal te qetësia që i ofron organika me afrimet dhe lojtarët me përvojë. "Para se të flas për Endi Gjylën e të rinjve, do të flas për Ervis Gjylën e të rriturve. Për mua ky i fundit dhe Gava, janë aty ku duhet. I përmend sepse sot (dje) më është mbushur mendja se skuadra ka 17-18 futbollist­ë që nuk të shkaktojnë më dhembje koke. Edhe Endi Gjyla i të rinjve bindi, pasi është ndeshja e parë e tij kundër Kukësit. Është 17 vjeç, ndaj ndonjë gabim i vogël falet. Unë do t'ua vija fajin e gabimeve të tjerëve, që i flasin të gjithë bashkë në momentin që ai kap topin. Megjithatë, më pëlqen sepse është një futbollist që ka të ardhme. Ashtu siç më pëlqeu loja e Korreshit apo e Bashës", tha Gjyla. Trajneri i Lushnjës dha opinionin e tij nëse ndeshjet e Kupës mund të luhen me një takim të vetëm: "Ne kemi ekip të mirë, por për skuadra të tjera dy ndeshje janë tepër. Për mua një takim do të ishte më mirë".

 ??  ?? Laver Alla ishte dje në "Roza Haxhiu". Jo për të gjykuar Lushnja-Kukësi, por si zjarrfikës. Për të "vrarë" kohën, në një moment është parë duke ngrënë edhe... fara.
Laver Alla ishte dje në "Roza Haxhiu". Jo për të gjykuar Lushnja-Kukësi, por si zjarrfikës. Për të "vrarë" kohën, në një moment është parë duke ngrënë edhe... fara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania