Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu me “artileri të rëndë”, likuidon Besën në Pezë

Supergol i Esienit dhe Mara, fitore e pastër e korçarëve

- PJESA E PARË PJESA E DYTË FERIZ FERIZAJ

Më e thjeshtë nga sa pritej u bë fitorja e pastër 0-2 e Skënderbeu­t ndaj Besës. Kavajasit mbase e kanë "harruar" shpejt faktin se janë dy herë fitues të Kupës së Shqipërisë në vitet 2007 e 2010, ndërsa korçarët kanë vetëm një trofe në këtë kompeticio­n, në 2018ën. Kategoria e ndryshme ku luajnë dy ekipet, u duk në njëfarë mënyre edhe në brishtësin­ë që shfaqi Besa në këtë përballje. U pa qartë jo thjesht prej shifrave të rezultatit, por edhe nga mënyra e lojës. Gjithashtu, u tregua se për kavajasit, Kupa nuk është objektiv.

Për vendësit thuajse asnjë rast i finalizuar dhe asgjë për të treguar në këtë fraksion. Në fushë, për ta mungonin pjesa dërmuese e titullarëv­e të saj: Xhafa, Perja, Onuh, Çelhaka, pa përmendur edhe largimin më të fundit të Tedi Carës. Në formacion ishin lojtarë me pak minuta në kampionat apo edhe disa prej të ardhurve rishtas nga merkatoja e janarit, si Bërdufi, Ledion Muçaj, Çikani, Lila dhe Lamçe. Krejt ndryshe ishte situata te Skënderbeu i Dajës. Në fushë zbritën të gjithë lojtarët titullarë me përjashtim të Krasniqit që po kalon një dëmtim të lehtë. Tri aksione kanë regjistrua­r në pjesën e parë miqtë nga Korça, të cilat madje u regjistrua­n pas minutës së 28-të. Një prej tyre u finalizua me një eurogol të Esienit në minutën e 36-të. Pjesa e parë ishte një lojë monotone nga të dyja skuadrat dhe thuajse pa asnjë surprizë, me përjashtim të golit. Ky fraksion

mbyllet 0-1.

Minutat e para i takojnë Besës, e cila me përfshirje­n e Onuhit u duk se po kërkonte shpejt barazimin me tentativën e minutës së 54-t. Më tej Muçaj në të 56ën iu afrua seriozisht golit, por Dajsinani nuk lejon ndryshim rezultati.

Madje, në këto momente erdhi edhe një kundërsulm i miqve që dyfishuan. Pas harkimit të dhënë nga Bregu për Uerdi Marën, e vendos këtë të fundit në qendër të zonës dhe me të djathtën e çon topin tokazi për 2-0. Besa reagon me vështirësi. Në minutën e 80-të, Çelhaka me

gjuajtjen e tij nga një pozicion standard pati mundësinë ta rihapte ndeshjen, por reagimi i portierit kavajas të korçarëve Dajsinani qe i menjëhersh­ëm. Besa u duk "e vogël" përballë Skënderbeu­t që fitoi me meritë, duke bërë një hap drejt kalimit në çerekfinal­e.

 ??  ?? Esien duke festuar golin e djeshëm ndaj Besës Foto: P. Pashollari
Esien duke festuar golin e djeshëm ndaj Besës Foto: P. Pashollari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania