Panorama Sport (Albania)

Teuta, Teuta, tripletë tripletë për për 100-vjetor 100-vjetor

Kallaku hap siparin, Gomez e Gruda mbyllin llogaritë. Premtohet trofe

- ZAMIR QYPI

Teuta ka festuar me fi tore 100-vjetorin e themelimit. 3 gola në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë në transfertë përballë Erzenit kanë bërë që durrsakët të mund të hedhin një hap drejt turit tjetër të këtij kompeticio­ni, që pas synimeve në kampionat, ka rëndësi për të besuarit e Martinit. Kallaku me penallti dhe Gomes e Gruda u kanë dhënë durrsakëve një fitore me rezultat të favorshëm, ndërsa goli i Rezit për vendësit e mban Erzenin ende me shpresa për turin e tretë.

- Teuta dje ka pasur ditën jubile të themelimit të saj. Me një postim në faqen zyrtare, klubi ka uruar mbështetës­it për përvjetori­n e 100-të të themelimit. "29 janar 1920-29 janar 2020. Vitet kalojnë dhe klubi i futbollit Teuta mbush sot (dje) 100 vjet. Një shekull histori, lavdi, pasion e trofe nën ngjyrat blu. GËZUAR 100-VJETORIN KF TEUTA! Kjo është një dhuratë e vogël (video nga titulli i fundit kampion) për tifozët për këtë ditëlindje. Ju themi e vogël, pasi të madhen mendojmë t'ua japim në fund të sezonit me trofe", ka shkruar klubi në faqen zyrtare në "Facebook".

100-VJETORI

- Trajneri Edi Martini ka zgjedhur rrotacioni­n në këtë përballje, duke aktivizuar disa lojtarë që nuk

PJESA E PARË

kanë marrë minuta në kampionat dhe paraqitja e tyre ka qenë mjaft e mirë. Teuta e ka kontrollua­r ndeshjen që nga fillimi. Shansin e parë e ka shpërdorua­r Hebaj me një gjuajtje përballë portierit, por Vata është treguar i saktë duke ndalur futbollist­in e durrsakëve që në minutën e tretë. Pas disa tentativas­h të Teutës, Xhixhiua tenton surprizën, por Celeski është treguar i vëmendshëm duke

grushtuar tentativën nga brenda zonës. Në të 28-ën, Vata konfirmohe­t si pengesa kryesore për ekipin durrsak. Këtë herë, përballë ka Lorenco Vilën, i cili gjuan pas një harkimi nga këndi, por portieri vendës përgjigjet me një pritje të bukur. Dy minuta më vonë, është porta e Teutës që shpëton për mrekulli. Një pasim i Troplinit gjen Lajthinë në pozicionin e duhur, i cili gjuan fuqishëm, por sfera përplaset

në traversë. Deri në të 42-tën minutë, është radha e vendësve që të ushtrojnë presion. Në fillim Xhixhiua e çon sferën ngjitur me shtyllën me një goditje nga brenda zonës dhe më pas Rezi që tenton, por portieri Celeski është në pozicionin e duhur. Me nga një tentativë respektive, mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola, 0-0.

- Çyrbja e Kallaku janë dy lëvizjet e para

PJESA E DYTË

të trajnerit Martini, ndërsa vendësit hedhin në fushë Ramilin për Gecajn. Teksa kronometro­het e 53-ta minutë, ka penallti për Teutën. Kallaku asiston për Çyrben, pikërisht dyshja e sapofutur në lojë bën që ky i fundit të pengohet brenda zonës dhe të vërshëlleh­et 11-metërsh. Kallaku merr përsipër ekzekutimi­n dhe shënon, 0-1. Në të 57-ën, një goditje dënimi e ekzekutuar nga Avdyli gjen Vatën të pozicionua­r që grushton bukur dhe shpëton portën. Në minutën e 73-të, pas fitimit të penalltisë, Çyrbja bën edhe asistmenin. Këtë herë, pasimi i tij i fundit nxjerr në pozicion të volitshëm Grudën i cili gjuan dhe e kalon sferën poshtë këmbëve të Vatës, por në centimetra­t e fundit, Gomez godet drejt portës, për 0-2. Vendësit nuk dorëzohen dhe reagojnë në të 77-ën, me anë të Rezit që gjuan fuqishëm, por Celeski grushton bukur. Miqtë nga Durrësi kërkojnë të finalizojn­ë këtë ndeshje me një gol sigurie. Në të 82-tën, Gruda shkarkon të majtën dhe trefishon, 0-3. Kur duket se llogaritë u mbyllën, Erzeni përgjigjet vetëm dy minuta më vonë me Rezin, i cili nga rreth 25 metra gjuan bukur dhe shënon golin e nderit apo mbase edhe të shpresës për 13. Teuta e mbyll me fitore përballjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, duke hedhur një hap drejt kualifikim­it për më tej.

 ??  ?? Moment nga ndeshja mes Erzenit dheTeutës, 1-3
Moment nga ndeshja mes Erzenit dheTeutës, 1-3

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania