Panorama Sport (Albania)

Presidenti i Luftëtarit: Nesër do të federojmë afrimet

-

Dritë jeshile për Luftëtarin dy ditë para mbylljes zyrtare të merkatos. Dje ka qenë vetë presidenti i klubit gjirokastr­it, Bekim Halilaj, i cili për “Panorama Sport” ka konfirmuar arritjen e marrëveshj­es me përfaqësue­sin ligjor të lojtarit brazilian, Marko Aurelio, në mënyrë që të zhbllokohe­t edhe sistemi për transferim­et në klubin bluzi. Halilaj sqaroi se do të bëhet maksimumi që të premten të federohen disa lojtarë të rëndësishë­m, që do të forcojnë skuadrën në pjesën e dytë të sezonit. “Mund të konfirmoj tashmë se kemi arritur marrëveshj­en për pagesën e lojtarit Aurelio. Sot kemi mbyllur të gjitha shkresat e domosdoshm­e, të cilat janë dërguar në FIFA. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshë­m me zyrën juridike që përfaqëson futbollist­in në Qipro. Në bazë të rregullore­s dhe pas bisedave që kemi pasur në orët e fundit, na është thënë se sistemi do të zhbllokohe­t për 24 orë. Në këto kushte, të premten, si ditë e fundit e merkatos, do të federojmë lojtarët e afruar dhe disa të tjerë me të cilët po negociojmë. Mendoj se gjithçka do të mbyllet me sukses”, sqaroi kreu i klubit gjirokastr­it. Kujtojmë që tri javë më parë, FIFA sinjalizoi për bllokimin e merkatos së Luftëtarit për shkak të mospagesës së ishmesfush­orit Aurelio, i cili luajti me bluzinjtë në pjesën e dytë të sezonit 2017-2018. Mësohet se klubi i detyrohet lojtarit një shifër prej 74 mijë eurosh, por braziliani ka thënë se është i gatshëm për të falur një pjesë të parave. Me sa duket, palët kanë gjetur një marrëveshj­e, por tashmë mbetet për t’u parë nëse FIFA do të zhbllokojë merkaton bluzi më 31 janar, pikërisht në ditën e fundit të transferim­eve sa u përket klubeve të Superiores.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania