Panorama Sport (Albania)

Apolonia shpërthen në fund, kualifikim­i në ‘xhep’

Zaimaj, i ardhur në Fier nga Luftëtari, ndëshkon gjirokastr­itët

- BUJAR RAMA

Apolonia mund 30 Luftëtarin në ndeshjen e parë për 1/8-at e Kupës së Shqipërisë dhe kualifikim­i është shumë pranë. Loja nis pa emocione, ku dy skuadrat përpiqen të fitojnë luftën për topin e parë. Fierakët futen gradualish­t në lojë dhe janë më këmbëngulë­s. Një kros nga thellësia gjen të lirë Gjatën në zonë, i cili gjuan fort, por jashtë. Pas 1 minute ndërrohen skenat, Oshafi vonon në gjuajtje dhe Çako ndërhyn në kohë. Gjata kroson në shtyllën e dytë, por Zoga nuk ka shënjestrë­n e duhur. Gjata rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti, por Koçi vazhdon lojën. Në minutën e 24-t Levendi çan mes 2-3 mbrojtësve dhe futet në zonë, por e tepron me mbajtjen e topit. Luftëtari përpiqet ta balancojë lojën dhe Lika dhe Ahmetaj luajnë mirë, por Oshafi izolohet nga prapavija fierake. Sota gjuan fort pas një rrëmuje në zonë, por mbi tra. Gjirokastr­itët kanë dy mundësi nga dy goditje këndi, ku gjuan Puci me kokë dhe grushton Çako dhe në tentativën e dytë Açka po me kokë ndalet nga portieri fierak.

PJESA E DYTË - Mërgjyshi i “shkund” të tijtë, Apolonia shfaqet agresive dhe e mbyll Luftëtarin në mbrojtje. Më pas Duda gjuan brenda zonës dhe e detyron portierin Basha të largojë me vështirësi me këmbë. Mihana kroson nga e djathta dhe devijon Krasniqi me kokë, por jashtë. Në të 64ën Mihana pengohet në zonë dhe ka penallti, gjirokastr­itët protestojn­ë gati 2 minuta, por Koçi është i vendosur. Nga pika

e bardhë gjuan Gjata, por grushton Basha. Mërgjyshi hedh në fushë Zaimajn dhe Mehmetin në vend të Krasniqit dhe Mihanës, dy zëvendësim­e që rezultojnë të goditura. Ymeraj kroson saktë nga e djathta, por Gjata del huq. Në të 82-tën sërish Ymeraj nga e djathta, pasi bën rrëmujë mbrojtjen gjirokastr­ite, kthen topin te Mehmeti dhe gjuajtja e tij nga rreth 20

metra prehet në rrjetë. Pas 4 minutash Ymeraj nxjerr të lirë Zaimajn në zonë dhe ish-lojtari i Luftëtarit shënon golin e dytë. Zoga stopon bukur me gjoks një kros të Kumanit, por godet rrjetën e jashtme, ndërsa në të 93-tën kthen në gol një pasim të Zaimajt. Përfundimi­sht, 3-0, rezultat i favorshëm që fierakët të synojnë kalimin në turin tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania