Panorama Sport (Albania)

Zyrtarizoh­en 3 afrimet e fundit, Dinamo mbyll merkaton

Konfirmohe­n Hysa dhe Spahiu, ekipi ndryshon totalisht

- SKERDILAID SULOZEQI

Dinamo ka mbyllur merkaton e dimrit me tri afrimet e fundit, që janë sulmuesit Vilfor Hysa dhe Renato Spahiu, si dhe mesfushori Geraldo Hysi. Ashtu siç ishte paralajmër­uar, skuadra e ka ndryshuar organikën e saj thuajse totalisht, ku vendin e të rinjve që luajtën në pjesën e parë të sezonit e kanë zënë lojtarë me përvojë edhe në Superiore, siç është kryeqyteta­si Hysa. Spahiu dhe Hysi janë prezantuar nga klubi blu si lojtarë të rinj të Dinamos. Edhe për Hysën është gjithçka e mbyllur dhe prezantimi i tij është thjesht formalitet. Dinamo kompleton kështu të tria repartet dhe pritet që gradualish­t t’i largohet fundit të renditjes. Portieri Kuka, mbrojtësit Dovidio, Paterni dhe Turhani, mesfushorë­t Kolgega, Zylyftari, Kaloshi, Kamara, Hysi dhe Bogdani, si dhe sulmuesit Ortolani, Hysa e Spahiu janë të gatshëm për trajnerin Kamarata.

HYSI – Mesfushori Geraldo Hysi është emri më i ri në radhët e Dinamos, pasi afrimin e Hysës dhe Spahiut gazeta e kishte paralajmër­uar që në numrin e djeshëm. Hysi, 21 vjeç dhe me origjinë nga Tepelena,

vjen nga Korabi, ku në gjysmën e parë të sezonit ka shënuar edhe një gol me dibranët. Nga drejtuesit blu konsideroh­et një përforcim me vlera, duke pasur parasysh moshën e re të lojtarit.

SULMI – Vilfor Hysa njihet nga të gjithë, pasi është aktivizuar

me Tiranën, Teutën, Laçin dhe Kastriotin në Superiore. Së fundmi ka luajtur në Kosovë me Gjilanin dhe Drenicën. Përvoja e tij do t’i bëjë shumë punë Dinamos. Dy afrimet e tjera për këtë repart, Ortolani dhe Spahiu, gjithashtu do t’i ndihmojnë blutë për të

shënuar golat e qëndrimit në Kategorinë e Parë. Tashmë organika është e plotë dhe duhet vetëm pak kohë që grupi të jetë më solid në lojë. Ndeshja e radhës është me Erzenin në transfertë, ku shpresat e Dinamos për rezultat pozitiv janë të mëdha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania