Panorama Sport (Albania)

“Jo” Napolit, Kumbulla do... Interin

Takimi me Marotën bën efekt, 19-vjeçari refuzon të firmosë dhe pret zikaltrit

- OLSI TUJANI

Napoli parakaloi të gjitha klubet për Kumbullën. Teksa shumë prej italianeve dhe skuadrave europiane nuk plotësuan menjëherë kërkesat e Veronës për 19-vjeçarin shqiptar, e bëri Mario Guintoli. Drejtori i napolitanë­ve plotësoi kërkesat ekonomike të Veronës për një transferim prej rreth 24 milionë eurosh si dhe mundësinë që qendërmbro­jtësi ta përfundont­e këtë sezon me veronezët. Po çfarë ndodhi? Marash Kumbulla ngrin gjithçka.

TAKIMI - Dje, Marash Kumbulla bashkë me agjentin e tij kanë takuar drejtuesit e Napolit. Shqiptari ka mësuar projektin e napolitanë­ve dhe me gjasë edhe projektin ekonomik që do të kishte e ardhmja e tij me skuadrën ku aktualisht aktivizohe­t Elseid Hysaj dhe ku në verë do të jetë edhe Amir Rrahmani. Një ditë më parë, ishte bërë me dije në “Corriere Dello Sport” dhe të gjitha mediat italiane se klubet, pra Verona dhe Napoli, kishin një akord prej thuajse 24 milionë eurosh në total, për shërbimet e shqiptarit.

PËRGJIGJJA - Mbrojtësi shqiptar ka dhënë përgjigjen e tij në lidhje me këtë transferim. Marash Kumbulla, siç bëhet me dije nga “Sky Sport”, nuk ka pranuar që të firmosë në lidhje me këtë marrëveshj­e. Me fjalë të tjera, shqiptari ka refuzuar për momentin transferim­in te Napoli, duke dhënë edhe një justifikim. Nga sa zbardhet prej takimit, lojtari dhe agjenti i tij kanë kërkuar kohë për të vendosur, me gjasë edhe deri në fund të këtij sezoni. Sigurisht, interesime­t e shumta në adresë të 19-vjeçarit kanë bërë që vetë futbollist­i të mendohet gjatë për zgjedhjen që do të bëjë.

PRAPASKENA - “Sky Sport” raporton se shkak i refuzimit të firmës me Napolin është Interi. Pak javë më parë, agjenti i lojtarit është takuar me Bepe Marotën, drejtorin zikaltër dhe njeriun që udhëheq merkaton e Interit. Që në atë periudhë, u tha ndër të tjera në mediat italiane se zikaltrit kanë prenotuar për në verë qendërmbro­jtësin shqiptar. Kumbulla po luan mjaft mirë në sistemin me 3 mbrojtës, i preferuari edhe nga trajneri i Interit, Antonio Konte. Kjo nënkupton që Kumbulla dhe agjenti i tij janë duke pritur në lidhje me atë çfarë kanë diskutuar me Marotën dhe me gjasë, Interi mund të jetë e ardhmja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania