Panorama Sport (Albania)

“Fantazmë” me Ançelotin, Gatuzo i rikthen vlerat Hysajt

-

Nga titullar i padiskutue­shëm me Sarrin, në zgjedhje të fundit me Ançelotin dhe tanimë sërish titullar në mbrojtje me Gatuzon. Kjo është ecuria e Elseid Hysajt me fanellën e Napolit. Trajneri që e mori nga Empoli i besoi një vend titullari në mbrojtje, duke i dhënë besim për tri sezone. Paraqitje pozitive, mbi të cilat përfitoi edhe Kombëtarja shqiptare, pasi mbrojtësi i djathtë vinte me minuta në këmbë dhe formë të mirë. Madje, shpesh edhe i stërmundua­r. Me ardhjen e Karlo Ançelotit, Elseid Hysaj u shndërrua në futbollist­in e parë në listën e futbollist­ëve në dalje. Çdo ditë e më shumë, shqiptari humbi pozicionin e tij në formacion derisa u bë zgjedhje e fundit dhe një “fantazmë” për napolitanë­t. Mbi Hysajn kishte vetëm lajme për largimin e tij dhe vetëm refuzime ofertash nga presidenti De Laurentis. Ndërrimi i trajnerit, situata me dëmtimet e shumta në mbrojtje kanë bërë që shqiptari të rikthehet i rëndësishë­m. Me përjashtim të ndeshjes me Lacion në Kupë, ku edhe u ndëshkua me të kuq, Hysaj ka bërë ndeshje cilësore prej titullari në të djathtë të mbrojtjes. Sistemi me 4 mbrojtës dhe moduli 4-3-3 i kanë dhënë shqiptarit mundësinë të jetë titullar dhe të mund të rikthejë ekuilibrat në linjën e djathtë. Mediat pranë Napolit komentojnë ringritjen e shqiptarit, por nënvizojnë se merkatoja është çdo herë e paparashik­ueshme dhe çdo gjë mund të ndodhë. Megjithatë, sido që të jetë e ardhmja e Hysajt, Gatuzo po i rikthen vlerën e lartë në treg mbrojtësit të djathtë të Kombëtares shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania