Panorama Sport (Albania)

Rumenige: Disa lojtarë do të largohen

-

Karl Hainc Rumenige ishte i ftuar në "Sport1", ku foli gjatë mbi ecurinë e Bajernit të Mynihut, merkaton dhe objektivat që ka klubi gjerman në vitet e ardhshme si në fushë edhe jashtë saj.

Jeni dakord me uljen e moshës në Bundesligë?

Kam parë me kuriozitet mënyrën me të cilën ka punuar Borusia e Dortmundit në këto vite. Mund të them që ata kanë bërë një punë të përkryer me lojtarët e rinj. Në Doha pashë që Hansi Flik bëri të njëjtën gjë me lojtarët e akademisë. Mendoj se është një hap i rëndësishë­m në futbollin gjerman. "Kur ke ushqim në oborrin tënd, pse duhet ta blesh në treg", është një shprehje gjermane.

Çfarë do të ndodhë në merkato? A do të vijnë më lojtarë që do të sillnin titullin këtë sezon?

Është duke u zhvilluar një luftë e fortë për titull, kjo krahasuar me sezonet e kaluara. Në fund të ditës kjo është ajo që duan të gjithë tifozët. Skuadrat janë afër njëra-tjetrës dhe kjo premton spektakël. Jam i kënaqur me lojtarët që kemi në dispozicio­n. Koman, Leva, Gnabri dhe Martinez janë në rrugën e duhur dhe kanë rigjetur ritmin e tyre. Kemi një skuadër që mund të luftojë në të gjitha kompeticio­net. Mendoj që nuk kemi më nevojë për të sjellë njeri në ekip. Në verë do të jetë një tjetër histori.

Haland dhe Olmon në Gjermani, si ju dukën këto transferim­e?

Mendoj që kjo është një shenjë e mirë për kampionati­n tonë. Kjo e bën Bundesligë­n edhe më interesant­e. Jam i kënaqur pasi shoh që diçka ka ndryshuar për mirë.

Do të largohet Tomas Myler në verë?

Nuk dua të komentoj thashethem­e. Do të ulemi dhe të bisedojmë me lojtarët që janë në përfundim të kontratës. Do të presim dhe të shohim se si do të jetë performanc­a e tyre në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Është Bajerni i interesuar për Kai Haverc?

Edhe ky është një thashethem. Nuk dua të flas për lojtarë që nuk janë pjesë e Bajernit. Për këtë duhet të pyesni Rudi Fëlerin.

Mund të jetë ky viti i fundit për Nojerin dhe Alabën?

Përveç këtyre janë edhe Martinez dhe Boateng. Është grupi i lojtarëve që janë në fund të kontratës. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk është një vendim i lehtë për t'u marrë pasi disa prej këtyre djemve kanë mbi 10 sezone që luajnë këtu dhe kanë fituar gjithçka në këtë kohë, si kampionati­n dhe Champions-in. Në verë do të jemi më të qartë me ta dhe me veten tonë.

Ishte Haland një zgjedhje për Bajernin?

Mund t'ju siguroj që nuk jemi gjithmonë të interesuar kur Dortmundi dhe Lajpcigu janë aktivë në merkato. Ne kemi një strategji të qartë në merkato,

ndërhyjmë atëherë kur është nevoja për lojtarë. Për momentin nuk kishim nevojë për një sulmues me tiparet e Halandit dhe për këtë besoj se biem dakord të gjithë. Ndoshta në të ardhmen do të na duhet të mendojmë për një lojtar të tillë, por tani për tani jo, jemi të lumtur me Levandovsk­in.

Si ka qenë starti i Oliver Kahnit te Bajerni?

Ai po bën një punë shumë të mirë. Është një koleg i pranueshëm (qesh). Sigurisht që i duhet kohë për t'u përshtatur me punën e re, por njohuritë për futbollin nuk i mungojnë dhe kjo e bën punën më të lehtë për të. Kam qenë gjithmonë i mendimit se ai do të jetë një pasardhës i

denjë për pozicionin tim.

Myler në Europian, jeni dakord?

Është rënë dakord sezonin e kaluar që tre lojtarë të Bajernit nuk do të ishin më pjesë e kombëtares. Këtë sezon, Tomas është rikthyer edhe një herë ai i vjetri. Nëse do të mjaftojë kjo për t'u rikthyer edhe një herë tjetër te Gjermania, këtë do ta vendosë Joakim Lëv. Të presim, ndoshta mund të ndodhë diçka, ia uroj me gjithë shpirt.

Si duket e ardhmja e Gjermanisë, ka mjaftueshë­m talente?

Është duke u bërë një punë e mirë. Trajnerët duhen të kenë guximin për të futur njëri apo tjetrin lojtar edhe në kohën kur janë duke luftuar për një objektiv të caktuar. Kujtoj që Van Gal thirri në skuadër Mylerin dhe Batshtuber­in, ishte një veprim i guximshëm nga ana e tij, pasi e dinte që edhe mund të dështonte, por vendosi të rrezikonte. Tani kam parë të njëjtën gjë me Zirkzen, Flikut i pëlqen të eksperimen­tojë dhe deri tani ka qenë i suksesshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania