Panorama Sport (Albania)

Setien: Aventura te Barça më duket më e lehtë sesa mendoja

Trajneri: Një sulmues do të ishte i mirëpritur

-

Humbja e fundit dhe ndeshjet jo të mira nuk e shqetësojn­ë Kike Setienin, i cili thotë se është i qetë dhe po punon për t’u përmirësua­r nga ndeshja në ndeshje. Ai kërkon patjetër një sulmues dhe do të ishte i lumtur që drejtuesit t’ia plotësonin këtë dëshirë në merkaton e janarit.

LEGANES - “Duam ta kontrolloj­më këtë ndeshje dhe ky është objektivi ynë kryesor. Të bëjmë kujdes me kundërsulm­et, ashtu si në çdo ndeshje tjetër. Nuk do të jetë e lehtë sepse rivali nuk ka asgjë për të humbur. Ata janë të qetë, ndërsa për ne është shumë e rëndësishm­e. Duam të kualifikoh­emi dhe të vazhdojmë në Kupë”.

EMOCIONET - “Mund të deklaroj që gjendja ime emocionale është e njëjta. Humbja që pësuam ishte e dhimbshme, por kjo nuk i prish planet tona. Ne po punojmë përditë për të korrigjuar gjërat që kemi gabuar. Këtë do ta bëjmë gjithmonë. Duhet të përmirësoh­emi”.

SULMUESI - “Unë jam shumë i kënaqur me këta lojtarë që kam në dispozicio­n. Nuk do ta mohoj që do të ishte interesant­e të merrnim një lojtar tjetër. Do të mbështetem tek ata që kam dhe kushdo që të vijë do të jetë i mirëpritur”.

KARLES PEREZ - “Largimi i tij është një vendim që e kanë marrë të tjerët dhe kanë qenë të qartë me mua. Realiteti është se nuk dua të flas për bisedat private. Nuk mund të them asgjë më tepër”.

E ARDHMJA - “Në futboll ndodhin gjithmonë gjëra të çuditshme dhe të papritura. Sigurisht që ndeshjet e ardhshme vendosin shumë. Ndodh ndonjëherë që pritshmëri­të

të zhgënjejnë. Ne të gjithë e kemi të qartë rrugën dhe argumentet. Ka gjëra që nuk na pëlqen t’i shohim, por ja që i shohim. Kemi pak stërvitje në dispozicio­n, por do të punojmë”.

KOMUNIKIMI - “Mendoj se ajo që them kuptohet mjaft mirë. Kemi pasur 6 stërvitje, por mund të përmirësoh­emi shumë. Do të përpiqemi të komunikojm­ë mjaft mirë. Ndonjëherë është e vështirë të kuptohesh, por është normale”.

VËSHTIRËSI - “Më rezulton që gjithçka është më e lehtë sesa mendoja, sepse shumë gjëra për të cilat ne flasim i bëjmë në fushë. Dje bëmë një stërvitje spektakola­re

dhe po shoh shumë përmirësim­e. Jam i kënaqur me cilësitë që kanë këta futbollist­ë. Procesi po vazhdon mirë”.

OBJEKTIVAT - “Unë jam mësuar të punoj me ata që kam në dispozicio­n. Nëse vjen një numër 9, do të jetë i mirëpritur. Ky ekip është i përgatitur për të luftuar për gjithçka me këta futbollist­ë”.

ARTUR MELO - “Ai luajti nga fillimi dhe bëri 55 minuta të mira. I mungon pak ritmi për shkak të problemit që pati. Është një lojtar fantastik”.

MESFUSHA - “Në këtë repart kam lojtarë të shkëlqyer. Është e vërtetë që disa prej tyre nuk mund të luajnë gjithmonë dhe nuk

do të kenë vazhdimësi­në që duan, por sa më shumë luftë të ketë brenda skuadrës, aq më mirë është”.

LARGIME - “Nuk mund të garantoj asgjë. Janë vendime që i merr klubi për të mirën e të gjithëve. Nuk e di nëse ndonjëri do të largohet”.

FAKTORI FUSHË - “Nuk jam kurrë i qetë për një ndeshje, pavarësish­t se ajo luhet në fushën time. Duhet të fitojmë, të dominojmë dhe të tregojmë të gjithë forcën tonë nga fillimi deri në fundin e ndeshjes. Nuk na falen gabimet dhe do të kërkojmë kualifikim­in për në raundin e ardhshëm të Kupës së Mbretit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania