Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t pse dështoi Rodrigo, ja alternativ­at për sulmin e Barcelonës

Nga Berardi te Tadiç, Evertoni e refuzon për Riçarlison­in

-

Rodrigo Moreno kreu vizitat mjekësore me Barcelonën, por gjithçka dështoi ditën e djeshme. Sulmuesi spanjoll nuk do të luajë me katalanasi­t sepse drejtuesit e Valencias dhe ata të Barcelonës nuk arritën gjuhën e përbashkët për të mbyllur transferim­in. Rodrigo Moreno ishte i përzgjedhu­ri për të zëvendësua­r Luis Suarezin, por palët nuk arritën dot marrëveshj­en. Kërkesat e Valencias ishin të larta dhe Barcelona nuk iu përgjigj atyre duke e ndërprerë tratativën në momentin më vendimtar. Valencia kërkonte patjetër 60 milionë euro dhe nuk kishte ndërmend të bënte asnjë ulje apo të përfshinte lojtarë të tjerë për të ulur çmimin e tij.

Agjenti Mendesh dhe pronari Peter Lim patën bisedime të shumta me njëri-tjetrin, por ky i fundit nuk e dha lejen e kalimit. Por pse Barcelona nuk donte të shpenzonte 60 milionë euro për Rodrigo Morenon? Katalanasi­t e konsideroj­në një shpenzim të tepërt në këto momente sepse i përzgjedhu­ri i tyre për merkaton e ardhshme është Lautaro Martinez. Është i ri, garanton më shumë vite dhe po shkëlqen me zikaltrit në Serinë A.

ALTERNATIV­AT - E gjendur në këtë situatë, Barcelona po kërkon një tjetër sulmues dhe alternativ­at nuk janë të shumta. Domeniko Berardi është i fundit që ka dalë në skenë dhe duket se drejtuesit kanë nisur bisedimet me Sasuolon. Një tjetër emër që u pëlqen shumë drejtuesve është ai i Tadiçit. Kapiteni i Ajaksit shihet si lojtari ideal për skemat e Setienit dhe mund të aktivizohe­t si sulmues i fshehur. Nuk dihet nëse Ajaksi do ta lërë të lirë. Në orët e paradites u raportua nga Anglia se edhe braziliani Riçarlison kishte përfunduar në listën e dëshirave të Barcelonës dhe këta të fundit ishin gati të ofronin 100 milionë euro për ta transferua­r. Evertoni kishte kundërshtu­ar menjëherë dhe nuk kishte pranuar të niste bisedimet duke e konsiderua­r sulmuesin brazilian shumë të rëndësishë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania