Panorama Sport (Albania)

Shëtitje në Kupë, Reali në çerekfinal­e me poker

Zhbllokohe­t Benzema, skuadra e Zidanit dominon gjithçka

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Reali i Madridit po vjen me një shpejtësi të rrufeshme dhe është e vështirë që të ndalet. I menaxhon ndeshjet me autoriteti­n që të tregojë se është i fortë, shumë i fortë. Për gjashtë minuta e zhbllokoi ndeshjen kundër Zaragozës dhe për gjysmë ore e zgjidhi këtë eliminator­e duke siguruar kualifikim­in në çerekfinal­en e Kupës së Mbretit. Është i fortë për golat, për kontrollin e lojës dhe për fazën mbrojtëse. Gjithçka krijohet nga këmbët e Toni Krosit, i cili është vendimtar për këtë skuadër. Dha dy asiste që shërbyen për të treguar urinë që ka ky ekip dhe efikasitet­in përpara portës kundërshta­re. Nuk vuajti fare Reali në këtë ndeshje, më shumë për meritë sesa për gabimet e kundërshta­rëve. Zaragoza është një ekip i madh që luan në kategorinë inferiore dhe për një ndeshje e tregoi këtë. Tifozët e kishin shndërruar stadiumin në një “ferr”, por trajneri i tyre i tradhtoi duke aktivizuar vetëm 4 titullarë dhe bëri shumë rrotacion. Është më e fokusuar te kampionati sesa në Kupë. Madrilenët patën shumë raste, por Vinicius dhe Joviç i gabuan. Varan u tregua i saktë për të bërë rolin e sulmuesit dhe e dërgoi topin në rrjetë. Ndeshja u bë e lehtë për Realin, i cili shënoi edhe golin e dytë pasi Kros i rrëmbeu një top Linaresit dhe e pasoi për Vaskezin që nuk gaboi.

ZHBLLOKOHE­T BENZEMA - Me ndeshjen të fituar thuajse që në pjesën e parë, Zidan e

shfrytëzoi të dytën për të bërë ndryshime dhe për t’u dhënë disa minuta pushim disa lojtarëve. Në festën e madhe pas kësaj fitoreje morën pjesë edhe dy sulmuesit Vinicius Xhunior dhe Karim Benzema. Braziliani shënoi një supergol pas një kombinimi të bukur me Hames

Rodrigezin. Më të lehtë e pati Benzema, i cili thjesht devijoi një asist të Karvahalit. Ky ishte një gol i rëndësishë­m për francezin që rikthehet të shënojë pas shumë ndeshjesh dhe të zhbllokohe­t në një fazë vendimtare të sezonit. Kjo ishte një fitore e lehtë për skuadrën

e Zidanit, e cila shëtiti në transfertë­n që deri tani kishte rezultuar mallkim. Tifozët e Zaragozës treguan krenarinë e tyre në fund duke kënduar: “Do të rikthehemi!” Por deri kur Zaragoza do të rikthehet për t’u hakmarrë me Realin, këta të fundit pretendojn­ë të fitojnë gjithçka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania