Panorama Sport (Albania)

Firmos Bergvajn, Murinjo do edhe Zhirunë dhe Bejlin

-

Totenhemi ka zyrtarizua­r transferim­in e sulmuesit Steven Bergvajn nga PSV Eindhoveni. Talenti 22-vjeçar firmosi një kontratë 5.5-vjeçare me "Spërsat", pasi kaloi vizitat mjekësore ditën e martë. Zhoze Murinjo kërkonte një futbollist që luan kryesisht në të majtë të sulmit në merkaton e janarit dhe për shërbimet e holandezit paguan 27 milionë paund. Ai do të mbajë fanellën me numrin 23, të lënë bosh nga Kristian Eriksen pas largimit drejt Interit. "Mendoj se është një transferim i shkëlqyer në një klub fantastik. Është një ëndërr për çdo futbollist që të luajë në Premier Ligë. Atmosfera në stadiumet plot është fantastike. Dua të shënoj gola, të jap asiste dhe të fitoj Ligën e Kampioneve. Sezonin e shkuar e shijova kur ata eliminuan Ajaksin. Kur isha fëmijë, shikoja trajnerin në TV dhe tani do të luaj për Zhoze Murinjon. Është një nder", tha Bergvajn pas prezantimi­t. ZHIRU - Sipas "Sky Italia", Totenhemi mund të jetë destinacio­n i mundshëm edhe i sulmuesit të Çelsit, Olivie Zhiru. 33-vjeçari, pas dështimit të bisedimeve me Interin, dëshiron që të vazhdojë të qëndrojë në Londër dhe "Spërsat" janë të interesuar për francezin. Kontrata e tij me Çelsin skadon në fund të sezonit dhe ai do të ishte zëvendësue­si ideal i Herri Kejnit, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushe të paktën deri në muajin prill. BEJL - Në Angli po flitet se të mërkurën ka pasur edhe një takim me Realin e Madridit për rikthimin e bujshëm të Garet Bejlit. Por sulmuesi uellsian, i cili u largua në verën e 2013-ës drejt Madridit për shifrën rekord të 85 milionë paundëve, duhet të bëjë sakrifica për rrogën e tij prej 600 mijë paundësh në javë që fiton në "Bernabeu". 30-vjeçari vazhdon të vuajë për të gjetur formën e tij më të mirë me fanellën e "Galaktikëv­e" dhe nuk është një zgjedhje e parë e trajnerit Zinedin Zidan edhe kur nuk ka probleme fizike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania