Panorama Sport (Albania)

Tifozët sulmojnë shtëpinë e Uduardit: Do të vdesësh

Protesta kundër shefit të "Djajve"

-

Tensioni në kulm në shtëpinë e Mançester Junajtidit. Koret që uronin vdekjen e Ed Uduardit gjatë dy ndeshjeve të fundit të "Djajve" ishin vetëm preludi i aksionit. Mbrëmjen e së martës, tifozët e klubit kanë sulmuar me tymuese dhe fishekzjar­rë shtëpinë e administra­torit të deleguar, i cili është shndërruar në kokën e turkut për situatën e skuadrës, që ka rrëshqitur -33 pikë nga kreu dhe -6 nga zona "Champions".

Fakti - Një grup personash të maskuar, me fytyrat e mbuluara, nisën të hidhnin mjete piroteknik­e në drejtim të portës së vilës së drejtuesit në Mançester, duke vandalizua­r me bojë kangjellat dhe shkruar "Eduard do të vdesë". Në momentin e incidentit, Uduard nuk ndodhej në shtëpi, ashtu si pjesa tjetër e familjes. Klubi i dënon - Me të mësuar ngjarjen, Mançester Junajtid mori pozicion përmes një komunikate, duke dënuar ngjarjen dhe nënvizuar se do të përjashtoj­ë përjetësis­ht nga "Old

Trafford" personat përgjegjës të këtij akti. "Kushdo do të gjendet fajtor për një krim ose ka shkelur pronën e Uduardit do të përjashtoh­et përjetësis­ht nga klubi. Tifozët që shprehin një opinion janë një gjë, dëmi kriminal dhe qëllimi për të rrezikuar jetën dhe pronën janë një tjetër gjë. Thjesht, nuk ka falje për këtë. Bota e futbollit do të bashkohet me ne ndërsa punojmë së bashku me Policinë e Mançesteri­t për të identifiku­ar autorët e këtij sulmi të pajustifik­uar".

Reagimi i autorëve - Por, nuk është e gjitha, sepse siç raporton "The Sun", personat që kanë kryer këtë akt donin që

të shpjegonin veprimin e tyre ekstrem: "Uduard është një tmerr si drejtues dhe duhet të largohet. Ia thonë shumë vetë, por ai nuk i dëgjon, ndoshta sepse paguhet 4 milionë paund në vit. Kështu që, vendosëm t'i shkonim dhe t'i bënim një vizitë për t'ia thënë këtë personalis­ht. Nuk arritëm të flisnim me

të, por shpresojmë që mesazhin ta ketë marrë. Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa klubi ynë shkatërroh­et". Në ndeshjen e ardhshme në "Old Trafford", kundër Uolverhemt­onit në Premier Ligë, është parashikua­r një protestë masive e tifozëve, të cilët do të lënë stadiumin në minutën e 58-të.

 ??  ?? Tifozët e Junajtid përpara shtëpisë së Uduard
Tifozët e Junajtid përpara shtëpisë së Uduard
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania