Panorama Sport (Albania)

Barela: Duhet të shënoj gola më të lehtë…

Kandreva: Ja arsyeja e festës me Lautaron

-

Personazhi i fitores së Interit kundër Fiorentinë­s, Nikolo Barela, ka folur për mikrofonat e mediave italiane në përfundim të sfidës së Kupës, ku zikaltrit prenë “biletën” e fazës gjysmëfina­le. Mesfushori shënoi golin e avantazhit 2-1 që më fund vlejti fitoren e skuadrës së Antonio Kontes: “Goli? Provova dhe e dërgova topin në fund të rrjetës. Duhet të mësohem të shënoj gola më të lehtë… E meritonim këtë fitore, meritonim kualifikim­in. Kampionati? Duhet të japim më shumë dhe të kemi pak fat në situata të caktuara. Megjithatë, ka kohë, Seria A është e gjatë. Fitorja, në fakt, ishte ajo që po na mungonte disi në ndeshjet e tjera. Sot (dje) luajtëm me shumë dëshirë. Shpesh nuk kemi marrë atë që meritonim. Me Napolin do të jetë

e vështirë: kur ngushtohet rrethi, kështu ndodh. Aventura ime tek Interi po shkon mirë, kam besimin e të gjithëve. Po bëjmë diçka të rëndësishm­e. Kam shënuar në të tria kompeticio­net? Është një kënaqësi, jo shumë për rekordin, por sepse më pëlqen të ndihmoj skuadrën me golat e mi”. Në përfundim, një koment

për Kristian Eriksenin: “Një kampion, që do të rrisë akoma më shumë nivelin tonë. Shpresojmë të bëjë të shpërthejë ‘San Siron’”.

KANDREVA - Pas Barelës, edhe Antonio Kandreva, autori i golit të parë zikaltër, ka folur për mediat: “Realizuam një paraqitje të madhe. Kishim shumë dëshirë të kalonim turnin. Nga nesër (sot) do të mendojmë për kampionati­n: na pret një transfertë e vështirë dhe e ndërlikuar. Festimi im? Një shaka me Lautaron, e provuar edhe me SPALin në shtëpi. Skema 3-4-1-2? E kemi provuar gjatë ditëve të kaluara. Rezultati? Na jep besim, pas tri barazimesh. Rinisemi nga këtu”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania