Panorama Sport (Albania)

Konte: E merituam fitoren, Eriksen do të bëjë diferencën

“T’i shkojmë deri në fund çdo kompeticio­ni”

-

Antonio Konte i kënaqet suksesit kundër Fiorentinë­s, i cili i dhuron Interit kualifikim­in për në gjysmëfina­let e Kupës së Italisë, në të cilat i pret Napoli. “Për atë që krijuam në fushën e lojës mendoj se fitorja ishte më se e merituar për ne, - bën hyrjen e tij trajneri zikaltër. – Jemi shumë të lumtur që kalojmë në turin tjetër të këtij kompeticio­ni, por akoma më shumë që në gjysmëfina­le do të gjejmë përballë një skuadër fantastike si Napoli, i cili shton spektaklin e Kupës. Që të gjithë kemi dëshirën që t’u shkojmë deri në fund kompeticio­neve ku ne marrim pjesë dhe do të luftojmë që ta bëjmë realitet këtë. Tri barazimet e fundit në kampionat na nervozuan? Ishin disa ndeshje, të cilat nëse nuk i mbyll, pra ta dyfishosh rezultatin, atëherë në fund surprizat mund të mos mungojnë, si për shembull ato goditjet 25metërshe të devijuara nga distanca, që neve na kanë kushtuar disi shtrenjtë disa herë deri në këtë pjesë të sezonit”.

ERIKSEN SUPER – Ndërkohë, ai që e bëri më të bukur fitoren e Interit ishte edhe debutimi i Kristian Eriksenit, një lojtar tek i cili tifozët, por edhe i gjithë stafi teknik e drejtues zikaltër kanë shpresa të mëdha. “Pse me 3 sulmues në Kupë? Formacioni dhe zgjedhjet e mia fillestare u detyruan nga mungesat e shumta që kemi për momentin, ndaj zgjodha edhe dy mesfushorë të fortë si Vesiono e Barela. Në të njëjtën kohë, na u desh që të forconim edhe debutimin e Eriksenit, i cili është pa dyshim një futbollist që do të na rrisë shumë nivelin tonë të lojës. Po jua them që ta harroni se do ta shihni Kristianin në rolin e sulmuesit ndonjëherë, por unë pres nga ai që të na dhurojë sa më shumë asiste, sepse është një nga ata futbollist­ë që dinë ta shohin lojën në mënyra të ndryshme dhe shumë më shpejt sesa të tjerët. Tani duhet t’i lëmë vetëm pak kohë për t’u ambientuar. Po Barela? Nikolo është një lojtar që po rritet shumë dhe mjaft shpejt madje. Ashtu si Sensi, pas një periudhe të gjatë dëmtimi po kthehet në ritmet e tij. Është një futbollist shumë inteligjen­t, por në të njëjtën kohë garanton edhe forcë fizike. Duhet të punojë që të rikthehet në nivelet që tregoi përpara dëmtimit”, tha Antonio Konte pas ndeshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania