Panorama Sport (Albania)

Hija e Alegrit nis ta përndjekë, Sarri është me... vonesë

61-vjeçari, mbledhje urgjente pas humbjes me Napolin

- Përgatiti: LEDIO NASE

Sarri ka shumë pak gjëra për të qenë i lum tur. Po, sigurisht, Juventusi udhëheq kampionati­n me tri pikë avantazh ndaj Interit dhe pesë mbi Lacion (që ka “xholin” e rikuperimi­t të sfidës kundër Veronës për t’u afruar akoma më shumë), është në gjysmëfina­let e Kupës së Italisë dhe ka fituar grupin e Ligës së Kampionëve duke siguruar 1/8-at dy ndeshje më herët si i pamposhtur dhe duke barazuar rekordin e pikëve (16) të arritur vetëm nga Marçelo Lipi (1996-1997) dhe Fabio Kapelo (2004-2005). Megjithatë, krahasimi me kampionati­n e kaluar nxjerr në pah që Juventusi i “komandanti­t” Sarri është me vonesë në shumë aspekte krahasuar me atë të Masimilian­o Alegrit. Asgjë dramatike, natyrisht, duke konsiderua­r pikërisht rezultatet deri tani të arritura. Bëhet fjalë vetëm për të dhëna që faktikisht dëshmojnë faktin që tranzicion­i drejt “sarrizmit” është ende në punim dhe më i gjatë nga se parashikoh­ej.

MË PAK PIKË – Kryesuesi, mbi të gjitha, ka tetë pikë më pak krahasuar me vitin e kaluar: 51 sot, 59 atëherë. Juventusi i Alegrit

kishte qenë deri tani një “rul”. I pamposhtur (19 fitore dhe 2 barazime) e me një mesatare pikësh rekord prej 2,81 për ndeshje siç kurrë më parë nuk ishte regjistrua­r. Juvja e Sarrit drejton klasifikim­in me 2,43 pikë për ndeshje, si versioni i Alegrit i sezonit 2016-’17 (që kishte 17 fitore, 0 barazime dhe 4 humbje) dhe, ne të

kundërt të atyre që e kishin paraprirë, ka humbur 2 ndeshje. Përveçse trofeu i parë sezonal, pra Superkupa italiane që një vit më parë përfundoi në sallën e kupave të “JMuseum”. Sarri, për më tepër, ka koleksionu­ar deri tani 3 fitore më pak krahasuar me Alegrin (16 kundër 19). Filozofia tepër sulmuese e trajnerit po bind,

megjithëse nuk është përvetësua­r ende tërësisht.

SULMI DHE MBROJTJA – Aq sa, pavarësish­t prirjes për të sulmuar dhe potenciali­t të madh të repartit të avancuar, Juventusi i Sarrit ka shënuar 3 gola më pak se ai i Alegrit (43 kundër 43) dhe ka si shënues pesë lojtarë më pak (10 kundër 15). Mungojnë në apel, për

shembull, Duglas Kosta, Bernardesk­i, Kuadrado, Bentankur, Matuidi, që kanë shënuar në kompeticio­net e tjera. Më pas qëndron çështja e mbrojtjes: 9 gola të pësuar më shumë, 21 kundër 12, mesatarish­t një për ndeshje. Tani data e fiksuar është 1 marsi, ajo e përballjes direkte me Interin dhe kalendari i bardhezinj­ve duket,

së paku në letër, më i lehtë se i zikaltërve: Fiorentina, Verona, Bresha e SPAL-i për Sarrin; Udineze, Milani, Lacio e Sampdoria për Konten. Nevojitet një kthesë për të rregulluar trendin e shumë statistika­ve, por mbi të gjitha për të ecur në maksimum.

MBLEDHJE URGJENTE - Por ndoshta jo duke u nisur nga shifrat në rënie kundrejt një sezoni më parë që Juventusi ka shfaqur pas largimit nga stoli i Masimilian­o Alegrit, por sigurisht nga humbja e fundit në Napoli, trajneri Mauricio Sarri ka kërkuar një mbledhje me të gjithë skuadrën. Të gjithë sy më sy, për diçka më shumë se 25 minuta përpara fillimit të seancës, ku “shefi i madh” ka reaguar me tone jo të ashpra, por mirëkuptue­se për reagimin e vakët në Napoli. Ndoshta, shtyrë edhe nga nervozizmi i shfaqur nga Kristiano Ronaldo, që kërkon gjithmonë e më shumë nga shokët e tij, edhe Sarri ka kërkuar të kuptojë më qartë se çfarë ndodh dhe pse ndodh në mënyrë të përsëritur, që skuadra të mos ketë shumë dëshirë për të luftuar. Përgjigjet janë dhënë sy më sy dhe stërvitja ka nisur me premtimin se ndaj Fiorentinë­s, të dielën në mesditë, do të vijë reagimi i duhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania