Panorama Sport (Albania)

Nga Vinja te Januzaj, ja blerjet “in extremis”

Në skenë rikthehet edhe Tiago Silva, por për në verë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Milani do të këm bëngulë te rinovi mi i skuadrës dhe në këto 48 orë të fundit merkatoje kanë disa lojtarë në duar, me të cilët po mendojnë të zëvendësoj­në ndonjë prej të larguarve, sidomos gjetjen e një zëvendësue­si në të majtë të mbrojtjes së Teo Hernandezi­t dhe një për korsinë e djathtë të mesfushës, që është lënë bosh nga Suso. Pistat ku Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban po përqendroh­en janë mbi të gjitha lojtarë shumë të rinj dhe me perspektiv­ë, ku emrat janë të shumtë, ndonëse pistat konkrete mbi të cilat është punuar në prapaskenë dhe do të punohet deri nesër në mbrëmje janë disa, duke nisur Vinja e për të vazhduar më pas me Lamptei, Januzaj, Zaraço e Saelemaker­s. Madje, ka disa bisedime edhe për një veteran si Tiago Silva, qendërmbro­jtësin e PSG-së dhe ish-milanistin, i cili ka shtyrë së fundmi ofertën për rinovim kontrate nga klubi francez dhe kaq është dashur që në "Casa Milan" dikush të mendojë për ta rikthyer, por vetëm nga vera e ardhshme. Gjithsesi, për Tiago Silvën do të ketë kohë të bisedohet, ndërsa pistat më të nxehta kuqezi janë këto më poshtë.

MATIA VINJA - Tratativa më e lehtë për Milanin për të zëvendësua­r ndonjë prej të larguarve është ajo që përfshin Matias Vinjan. 22-vjeçari është një mbrojtës i majtë, pjesë e skuadrës uruguaiane të Nacionalit dhe e përfaqësue­ses së vendit të tij. Vinja është një lojtar i studiuar prej kohësh nga drejtori sportiv kuqezi Masara, por ndërkohë oferta e parë kuqezi është refuzuar: 1.5 milionë euro për huazimin dhe 7 milionë të tjera për shlyerjen në fund të sezonit. Përgjigjja e Nacionalit ka qenë negative, pasi brazilianë­t e Palmeirasi­t kanë ofruar 5.5 milionë euro për gjysmën e kartonit të uruguaiani­t Vinja, duke e detyruar kështu Milanin që të rrisë ofertën në orët në vazhdim.

TARIK LAMPTEJ - Një tjetër opsion për korsinë e majtë të mbrojtjes luan në radhët e Çelsit, madje është në skadencë kontrate me blutë e Londrës verën e ardhshme. Lojtari në fjalë është Tarik Lamptej, i datëlindje­s 2000 dhe konsideroh­et si një ndër talentet më të mëdhenj të nxjerrë nga akademitë angleze, aq sa në Angli janë Brajtoni, Shefilld Junajtid e Kristal Palas që kanë ofruar 5 milionë sterlina për ta bërë të tyrin në janar, por edhe

francezët e Lilës. Ndërkohë, edhe Milani ka kohë që po punon mbi Lamptej, ndonëse duket në disavantaz­h ndaj të tjerëve. ALEKSIS SAELEMAKER­S

- Një emër i ri, por që me sa duket, ndiqet prej disa kohësh nga Milani është edhe Aleksis Saelemaker­s. Mesfushor-sulmues krahu, i cili luan për belgët e Anderlehti­t, është një opsion si zëvendësue­s për Suson. "Djalli" për më shumë duket favorit për të arritur te

talenti i radhës i kampionati­t belg, duke vënë në tryezë 10 milionë euro, ndonëse Anderlehti kërkon të paktën 13 milionë. Këtë e konfirmojn­ë edhe refuzimet që drejtuesit e Saelemaker­sit u kanë bërë në orët e fundit ofertave të Reimsit e Spartakut të Moskës që ofruan nga 7.5 milionë plus bonuse, por edhe gjermanëve të Fraiburgut që ofruan 9.5 milionë. Prandaj, Milanit i nevojitet vetëm një sforco e fundit ekonomike për të bërë të vetin anësorin ofensiv të kombëtares shpresa të Belgjikës.

ADNAN JANUZAJ - Refuzoi Kosovën dhe Shqipërinë për të luajtur me Belgjikën, por njëkohësis­ht harxhoi shumë kohë kot te Mançester Junajtid, duke bërë më shumë skena jo të bukura jashtë fushës, sesa brenda saj. Gjithsesi, duket sikur mesfushori me origjinën shqiptare është rikthyer në formë në radhët e spanjollëv­e të Real Sociedadit, ndonëse duke parë ofertat e shumta në drejtim të tij kërkon largimin në janar. Disa ditë më parë, menaxheri i tij doli hapur, duke thënë se Roma dhe Milani e kërkojnë me ngulm. Dhe aq më shumë tani që Suso është huazuar zyrtarisht te Sevija, Januzaj ka shanse reale që t'i bashkohet "Djallit". Sociedadi kërkon 13-15 milionë euro për kartonin e tij. MATIAS ZARAÇO - Duke qëndruar te pasardhësi­t e Susos, dje nuk ka kaluar pa u vënë re vizita e Agustin Himenezit në "Casa Milan", i cili njihet si menaxheri i De Polit të Udinezes dhe Korreas që Atletikos, por në këtë rast ai kishte zbarkuar për t'i ofruar kuqezinjve një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, Matias Zaraço, argjentina­sin që sivjet ka debutuar me skuadrën e Rasing Avejanedas dhe po fiton vëmendjen e madhe të medias vendase. Lojtari ka një klauzolë prej 22 milionë eurosh me skuadrën e tij, por mesa duket oferta e bërë ditë më parë nga Milani prej 15 milionësh ka joshur drejtuesit e Rasing dhe ndoshta Himenez dhe Maldini mund të mbyllin shpejt marrëveshj­en për Zaraçon.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania