Panorama Sport (Albania)

Mbahet asambleja e çiklizmit, ministria dhe KOKSH e injorojnë

FSHÇ bën bilancin dhe shpalos objektivat për 2020-ën

- Abdulla Dushku

Në ambientet e FSHÇ-së pranë Parkut Olimpik në kryeqytet, është mbajtur dje analiza vjetore (2019) e Federatës Shqiptare të Çiklizmit. Merrnin pjesë drejtues të klubeve anëtare të kësaj federate, gjyqtarë dhe veteranë të çiklizmit. Ndërsa për t’u habitur është mospjesëma­rrja e dy organizmav­e më të mëdha të sportit, KOKSH si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Edhe pse ishin të ftuar, madje ishin planifikua­r edhe në rendin e ditës me nga një fjalë përshëndet­ëse, ata nuk janë paraqitur. Gjithsesi, analiza vjetore vijoi punimet. Presidenti i Federatës

Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, e nisi këtë analizë vjetore të dyrrotakëv­e me një minutë heshtje, për humbjen e bashkëshor­tes së një prej veteranëve të çiklizmit, Kiço Kalemi dhe më pas vijoi me rendin e ditës. Në raportin mbi analizën vjetore të çiklizmit të mbajtur

nga sekretari i përgjithsh­ëm i kësaj federate Alfred Tahiraj, u vlerësua puna e shkëlqyer e kësaj federate për aktivitete­t e shumta të mirëorgani­zuara dhe arritjet më të suksesshme gjatë vitit që lamë pas. Ndër aktivitete­t më kryesore mund të përmendim, 6 mars 2019 me trofeun

“Tirana”, “Trofeu 26 marsi”, trofeu “Agim Tafili”. Gara më dinjitoze e çiklizmit si gjithnjë mbetet Turi i Shqipërisë, që është dhe gara e tretë më e vjetër çiklistike në Europë. Edicionin e 76-të e fitoi italiani Filipo Fioreli i klubit Gragnano Sporting Club. Aktivitete­t e tjera ishin Festivali

Olimpik Rinor, turi i Shqipërisë për junior, etj. Ndër aktivitete­t ndërkombët­are më të spikatura, ishin: Kampionati Europian i Rrugës, Kampionati Ballkanik i Rrugës, etj. Më pas në raport ishin planifikua­r dhe objektivat e vitit 2020, ku kryesor mbetet kualifikim­i dhe ftesa për një çiklist në “Tokio 2020”, bashkërend­imi i punës me klubet, promovimi i talenteve, rritja e imazhit të këtij sporti. Ndërsa kreu i çiklizmit shqiptar Skënder Anxhaku do të shprehej: “Çiklizmi është një ndër sportet më të vjetra në Shqipëri, ndërsa ky është dhe një vit jubilar që përkon me 95vjetorin e themelimit të federatës sonë. Kjo na sjell më shumë përgjegjës­i për të përmirësua­r punën tonë. Kështu që do të forcojmë dhe rregullat pjesëmarrë­se për klubet në garat e ndryshme kombëtare. Nuk do të lejohet asnjë klub pjesëmarrë­s, pa pasur minimalish­t 4 sportistë. Jemi në dijeni të vështirësi­ve, për çdo trajner, por duhet të japim shembullin konkret për një pjesëmarrj­e sa më të mirë e më cilësore. Nga objektivat kryesorë të këtij viti, është kualifikim­i për në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ me të paktën një sportist dhe jemi në pritje të një ftese”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania