Panorama Sport (Albania)

Viron Bezhani, letër presidentë­ve të federatave

"Ç'do të bënit nëse sekretarët tuaj do të vepronin si Stavri Bello?!"

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Komiteti Olimpik Kombëtar Sh qiptar më 9 shkurt do të mbajë asamblenë e jashtëzako­nshme, mes një situate kaotike që prej muajsh mbizotëron në këtë institucio­n. Skandalet dhe akuzat për shpërdorim detyre dhe vjedhje na shoqërojnë thuajse çdo ditë në KOKSH, me presidenti­n Bezhani që ka ngritur padi ndaj sekretarit Stavri Bello e tashmë çështja ka përfunduar deri në prokurori. Siç dihet, prej disa muajsh Komiteti Ekzekutiv ka marrë një vendim duke e pezulluar presidenti­n Bezhani, ndërsa lëvizja e radhës e këtij të fundit është ndërgjegjë­simi i federatave sportive lidhur me atë se çfarë po ndodh në KOKSH e këtë gjë ish-kampioni i mundjes e bën nëpërmjet një letre të hapur në drejtim të presidentë­ve të federatave sportive:

"LETËR E HAPUR PRESIDENTË­VE TË FEDERATAVE SHQIPTARE TË SPORTIT

Të nderuar kolegë! Të nderuar presidentë të federatave shqiptare të sportit! Të dashur miq! Nëpërmjet kësaj letre, po ju drejtohem të gjithë juve që drejtoni një organizatë sportive kombëtare, në detyrën e nderuar të presidenti­t të saj. Qëllimi kryesor i kësaj letre është që t'ju informoj dhe t'ju sqaroj sa më shumë mbi atë çfarë po ndodh realisht në KOKSH. Këtë informim zgjodha ta bëj në mënyrë publike dhe transparen­te, pasi jam i bindur se kjo është mënyra më e mirë për të qenë objektiv dhe serioz në atë që dua t'ju komunikoj. Si anëtarë të Asamblesë së Përgjithsh­me të KOKSH-it, ju tashmë jeni në dijeni për atë që ka ndodhur dhe po ndodh në këtë organizatë. Në vazhdim të komunikime­ve të vazhdueshm­e, në mënyrë të drejtpërdr­ejtë apo edhe nëpërmjet deklaratav­e të mia në media apo në emisione të ndryshme televizive, apo edhe nëpërmjet artikujve dhe shkrimeve të ndryshme që kam bërë, po mundohem t'ju jap edhe disa sqarime të tjera. Dhe për këtë do të kërkoja vëmendjen tuaj dhe, me shumë ndjesë, do t'ju kërkoja që për pak çaste, të vendoseni në pozicionin tim si president, gjë që për ju, besoj se nuk është e vështirë për t'u bërë. Pasi zbulova fatkeqësis­ht një sërë veprimesh abuzive dhe shkeljesh të Statutit të KOKSH-it, i kërkova Komitetit Ekzekutiv që të analizonte me përgjegjës­i veprimet e sekretarit të përgjithsh­ëm dhe të shprehnin zyrtarisht qëndrimin e tyre në lidhje me këto shkelje të tij. Por, në vend që të ndodhte një gjë e tillë dhe secili prej tyre të përmbushte detyrimin ligjor dhe të kryente detyrat dhe funksionin për të cilin në fakt është zgjedhur, një pjesë e Komitetit u "rreshtua" në mbrojtje të veprimeve të sekretarit, duke justifikua­r në mënyrë të papërgjegj­shme shkeljet dhe abuzimet e tij dhe duke arritur deri në absurdin: pezullimin e presidenti­t të KOKSH-it, i cili, në fakt, ka kërkuar vetëm respektimi­n e statutit, në vend që të kërkonin shkarkimin e menjëhersh­ëm të sekretarit, që rezulton me shkelje ligjore e deri në shpërdorim të hapur të detyrës. Në fakt, është fare e qartë edhe për këta anëtarë të komitetit, dhe sidomos për ata me formim jurist që akti i pezullimit të presidenti­t të KOKSH-it është një akt i paligjshëm dhe aspak i moralshëm. Dhe unë, të nderuar kolegë, dua t'ju drejtohem juve me disa pyetje: Si do të ndjeheshit dhe si do të vepronit ju nëse sekretari i federatës që ju drejtoni, do të vepronte jo si ka vepruar zoti Bello, por do të kryente sa gjysma e veprimeve të tij? Si do të vepronit ju, nëse sekretari i federatës që ju drejtoni, do të merrte kompetenca­t tuaja dhe të Komitetit Ekzekutiv? Si do të vepronit ju nëse sekretari i federatës që ju drejtoni, do të caktonte delegacion­et për aktivitete­t ndërkombët­are pa vendim komiteti, do të përdorte fondet pa dijeninë tuaj, do të shkelte të gjitha rregullore­t financiare të organizatë­s apo do të refuzonte t'ju jepte informacio­n? Si e gjykoni ju moslejimin e presidenti­t që të hyjë në ambientet e KOKSH dhe mosdhënien e dokumentev­e që ai kërkon? Si do të reagonit ju nëse sekretari dhe disa anëtarë të komitetit do të organizoni­n një asamble të jashtëzako­nshme, pa rend dite dhe pa procedura statutore, me synime të caktuara dhe tashmë të qarta nga të gjithë? Çfarë do të bënit ju nëse do të 'zbulonit' që sekretari ka hartuar, firmosur dhe zbatuar një kontratë sponsorizi­mi, pa dijeninë dhe miratimin tuaj dhe të Komitetit Ekzekutiv, siç ka ndodhur, në skandalin e fundit të zbuluar dhe bërë publik nga ana ime? Unë mund të vazhdoja dhe t'ju bëja pyetja të tilla pa fund, aq shumë shkelje ligjore dhe parregulls­i ka sot në KOKSH. Për të gjitha pyetjet do të kërkoja një qëndrim nga ana juaj dhe, pse jo, edhe përgjigje në asamble. Unë do të jem aty duke ju pritur. Duke ju falënderua­r, mbetem shpresëplo­të që secili nga ju do të bëjë më të mirën për të rregulluar këtë situatë dhe për të kthyer në normalitet dhe në ligjshmëri KOKSH-in", shkruan Bezhani në letrën e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania