Panorama Sport (Albania)

Manaj stërvitet me Mesin, trajneri e lë tërë natën pa gjumë

Planifikoh­et për Kupën, por lista do të publikohet sot

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Rei Manaj po jeton një ëndërr. Shumë pak futbollist­ë në botë e kanë fatin që të stërviten përkrah gjeniut Lionel Mesi dhe shqiptari këtë ëndërr e bëri realitet ditën e djeshme. Sot shpreson që të zbresë në fushën e lojës, por dje punoi me yllin botëror në prag të ndeshjes së Kupës së Mbretit kundër Leganesit. I transferua­r pak kohë më parë në ekipin Barcelona B për 700 mijë euro dhe 2 milionë të tjera bonuse për Albaseten (në fundjavën e kaluar bëri debutimin me katalanasi­t), tani mund të shndërrohe­t në një pikë të rëndësishm­e për sulmin e skuadrës së Kike Setienit. Dikush ndoshta e paragjykoi lëvizjen e tij për të zbritur nga Kategoria e Dytë në të Tretën, por ja ku është shansi i jetës për t’u stërvitur me kampionët dhe, pse jo, për të provuar të luajë me ta.

RISIA E MADHE - Me Luis Suarezin të dëmtuar, Osman Dembelenë ende në formë jo të mirë, me Karles Perezin te Roma dhe Abel Ruizin te Braga, lista e sulmuesve të gatshëm për skuadrën e Barcelonës është rrudhur shumë. Kike Setien

ka vetëm 3 sulmues në ekipin e parë: Lionel Mesin, Antuan Grizmanin dhe Ansu Fatin, 17-vjeçarin që në këtë sezon është bërë pjesë e skuadrës së parë. Kjo situatë shumë e çuditshme dhe surprizues­e e ka detyruar trajnerin që të marrë për këtë ndeshje sulmuesin që

sapo u aktivizua me ekipin B, dhe më parë kishte luajtur me një ekip të madh si Interi. Emri i tij është Rei Manaj. 22-vjeçari shqiptar, në fakt, i ka të gjithë numrat dhe meritën për të qenë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës për ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër

Leganesit, e cila do të luhet sot në orën 19:00 në “Camp Nou”. Rei sigurisht që do të ketë kaluar një natë pa gjumë, duke ëndërruar që do të shkelë në impiantin gjigant të Europës. Aty është bukur që të luash si kundërshta­r, imagjino si lojtar i Barcelonës dhe në

epokën e njërit që konsideroh­et si më i miri i të gjitha kohërave. Megjithatë, prania e tij është surprizë në këto përgatitje, ku gjithashtu kishte shumë lojtarë të tjerë nga skuadra e të rinjve. Hapi i parë me fanellën e Barcelonës u hodh, tani pritet i dyti... Grumbullim­i

zyrtar dhe pastaj aktivizimi. Në momentin më të bukur për shqiptarin, trajneri Kike Setien ndryshoi planet dhe vendosi që listën e lojtarëve të grumbullua­r të mos e publikonte mbrëmjen e djeshme. Futbollist­ët do të bëjnë një tjetër seancë stërvitore paradite dhe ajo do të shërbejë për të shuar të gjitha dilemat që mund të ketë trajneri për lojtarët që do të grumbulloj­ë. Pritja e Manajt ka qenë e gjatë dhe nata pa gjumë... Shpresojmë që t’ia ketë vlejtur dhe të marrë ftesën për të luajtur mbrëmjen sotme kundër Leganesit.

 ??  ?? Sullmuesii grumbullll­ohet nga ekiipii ii parë ii Barcellonë­s,, mund të lluajë sot në Kupë
Sullmuesii grumbullll­ohet nga ekiipii ii parë ii Barcellonë­s,, mund të lluajë sot në Kupë
 ??  ?? Rei Manaj duke u stërvitur me Leo Mesin dhe sulmuesit e tjerë të Barcelonës
Rei Manaj duke u stërvitur me Leo Mesin dhe sulmuesit e tjerë të Barcelonës
 ??  ?? 'Duke ëndërruar', shkruan Manaj në Instagram
'Duke ëndërruar', shkruan Manaj në Instagram

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania