Panorama Sport (Albania)

Maliqi bën ligjin për Kukësin, shpërthen Apolonia

Lushnja flirton me barazimin, verilindor­ët hedhin një hap në çerekfinal­e

- ALBAN ALUSHI

Kukës minimalist në Lushnjë. Verilin dorëve u ka mjaftuar vetëm një gol i mbrojtësit Edis Maliqi për të siguruar fitoren dhe hedhur një hap drejt kualifikim­it që në ndeshjen e parë të turit të dytë. Sigurisht që asgjë nuk është e mbyllur, por rezultati 0-1 në fushë kundërshta­re i favorizon ndjeshëm. Nga formacioni fitues i të dielës me Partizanin, Shpëtim Duro la në fushë vetëm Maliqin, Obanor dhe Shkurtjan, ndërsa Gavazaj e aktivizoi nga stoli. Edhe Ilir Gjyla la pushim disa titullarë, duke filluar nga Haremi, Canka, Mezini, Taullahu, Nako e për të kaluar te Musaku. Verdhejesh­ilët "flirtuan" me barazimin, si me Sulkjen ashtu edhe me Monen. Por, fati ishte me miqtë që ruajti avantazhin e të 20-ës minutë. Kukësi merr pjesën më të madhe të kualifikim­it që në "Roza Haxhiu", ndërsa myzeqarët janë të impenjuar në ndeshjet e kampionati­t, teksa në fundjavë do të luajnë një transfertë të vështirë në Orikum.

PJESA E PARË

Takimi nis mirë për vendësit. Sapo hyn minuta e 8-të është Sulkja që jep sinjalin e parë, por edhe pse i vetëm përballë Avdylit, gjuan dobët. Dy minuta më pas është sulmuesi Markovanba­sten Çema ai që trondit Kaloshin, por portieri bën heroin. Me kalimin e minutave Lushnja ka më shumë iniciativë, por Sulkja humbet sërish një rast të pastër teksa me kokë dërgon topin jashtë, kur Avdyli nuk e kishte marrë veten nga goditja e Pepës. Në momentin kur vendësit po bënin më mirë, Kukësi i ndëshkon me një aksion ku marrin pjesë disa lojtarë. Në ndihmë të sulmit është edhe mbrojtësi Maliqi që me një goditje të saktë brenda zonës, kalon Kukësin në avantazh. Lushnjarët reagojnë menjëherë dhe shënojnë me Branicën, që shënjestro­n saktë pas pasimit të Pepës. Por, goli anulohet për pozicion jashtë loje të peqinasit. Me rezultatin 10, për Kukësin mbyllen 45 minutat e para.

PJESA E DYTË

Loja rifillon me nga një ndryshim për secilën skuadër. Ilir Gjyla operon në të majtë duke zëvendësua­r Sulkjen me Ruçon. Ndërsa Shpëtim Duro largon Domin, për Matelin. Në minutën e 53-të gjuajtja me kokë e Çemës është shumë pak mbi tra. Por më tej është Lushnja që ushtron presion mbi miqtë dhe në minutën e 59-të vjen i ndëshkuari i parë. Kotobelli

ndalon me forcë Dervishin dhe Kuka i tregon kartonin e verdhë. Loja ndizet dhe ka një tjetër karton të verdhë, këtë herë për Monen, pas një proteste të zgjatur. Në minutën e 67-të, Lushnja i ka të gjitha mundësitë të barazojë. Magani "peshkon" Monen në krahun tjetër, por gjuajtja nuk ishte ajo që pritet dhe barazimi mungon. Loja vijon e bukur dhe 300 të pranishmit argëtohen me aksionet sa në njërën portë, në tjetrën. Por, goli mbetet në tentativë. Kukësi fiton 1-0, dhe sheh çerekfinal­en.

 ??  ?? Kukësi duke festuar golin e Edis Maliqit në ''Roza Haxhiu''
Kukësi duke festuar golin e Edis Maliqit në ''Roza Haxhiu''

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania