Panorama Sport (Albania)

Mbyllet merkato, zbardhen 105 105 lëvizjet lëvizjet në në Superiore Superiore

Tirana, Partizani dhe Kukësi "kopracë", Skënderbeu godet në limit

- JORGIS MEMO

Quajeni “dimri i madh” i Superi ores. Merkatoja e janarit u mbyll zyrtarisht dje në orën 24:00 dhe rezulton se në total janë bërë 106 lëvizje, me 47 lojtarë në hyrje dhe 59 në dalje. Kriza financiare që ka prekur futbollin shqiptar është ndierë shumë dhe kjo konfirmohe­t nga transferim­et që kanë bërë zyrtarisht 9 klube. Vetëm Flamurtari nuk mundi të federojë lojtarë në janar, pasi FIFA i bllokoi merkaton prej borxheve dhe klubi nuk e zgjidhi dot problemin në kohë. Në të njëjtën situatë ishte edhe Luftëtari, por vetëm dy ditë para se të skadonte afati i transferim­eve, arriti të zhbllokohe­t dhe të federojë 8 lojtarë në limit. Klubet që pretendojn­ë titullin kampion kanë kursyer në maksimum, edhe pse për ndonjë skuadër nuk ishte ndoshta e nevojshme të ndërhynte në një periudhë ku tregu të ofron pak mundësi. Në janar merkatoja është shumë më ndryshe se në verë, ku mund të gjesh më tepër cilësi, ndërsa aktualisht në këtë periudhë 30-ditore duhet të jesh me fat nëse godet me ndonjë afrim. Shpesh në janar dalin të lirë lojtarë që kanë pasur probleme në klubet ku kanë luajtur, ndërsa edhe për ata që nuk e kanë këtë arsye, duhet sakrificë ekonomike për t’i bindur që të lënë ekipin ku kanë qenë. Në krahasim me një vit më parë, këtë herë nuk pati ndonjë investim të klubeve elitare për të blerë lojtarë te rivalët apo ekipet që nuk luftojnë për trofe. Nëse në janar 2019 Kukësi arriti të shpenzonte 120 mijë euro për të marrë nga Luftëtari lojtarë si Vasil Shkurtaj dhe Eduard Rroca, këtë sesion të merkatos kjo ishte si një mollë e ndaluar për të gjitha klubet. Askush nuk kishte mundësinë të bënte diferencën, edhe pse kampionët në fuqi të Partizanit “peshkuan” në Kategorinë e Parë, duke blerë nga Besa kartonin e mesfushori­t Tedi Cara. Ndërsa kampionët e dimrit e konsiderua­n ekipin të kompletuar, ashtu si shumica e klubeve të tjera, që thjesht afruan lojtarë me parametra zero, pra duke qenë futbollist­ë të lirë.

SHIFRAT - Tirana është për rekord, pasi ka lëvizur më pak se cilado, qoftë në hyrje apo dalje.

Kjo nuk do të thotë se klubit bardheblu kjo strategji në merkato s’do t’i japë të drejtë në vazhdimësi­në e sezonit. Janë larguar dy mbrojtës krahu si Dorian Kërçiku dhe Eni Imami, si dhe janë afruar sulmuesi Mario Morina dhe mesfushori Lancinet Sidibe, me këtë të fundit që më tepër është projektuar si qendërmbro­jtës. Nëse flasim për një rekord lëvizjesh, është pa dyshim Laçi, me 9 lojtarë të afruar dhe 8 të larguar. Thuajse e njëjta gjë me Bylisin, që ka bërë nëntë përforcime. Nga ana tjetër shumë largime kanë pasur Teuta (8), Skënderbeu dhe Luftëtari (nga 7). Por, mbi të gjithë rekordin për firo nga skuadrat e ka pa dyshim Flamurtari me 10 lojtarë, disa prej të cilëve të “divorcuar” me klubin pa u mbyllur viti 2019 për shkak të problemeve financiare.

 ??  ?? Çast nga derbi i fundit në “Air Albania”
Çast nga derbi i fundit në “Air Albania”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania