Panorama Sport (Albania)

Real-Atletiko, Zidan kërkon të thyejë tabunë

"Ekipi jep gjithçka për mbrojtjen, Simeone nuk kritikohet"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Në shtëpinë e Realit të Madridit është harruar fjala humbje. Hera e fundit që ka ndodhur diçka e tillë ka qenë 19 tetori kur në Majorka, Zinedin Zidan u trondit. Që nga ajo ditë, skuadra e trajnerit francez nuk ka humbur asnjë ndeshje. Në 20 sfida ka 14 fitore dhe 6 barazime në 104 ditë. Zizu dhe të tijtë kanë ndryshuar në mënyrë rrënjësore mënyrën e të... jetuarit. Sot në 16:00 do të luhet derbi i Madridit dhe Reali e pret këtë sfidë nga pika më e lartë e tabelës. Në Kupë ka siguruar çerekfinal­et dhe është gati për të sfiduar Mançester Sitin në Champions. Bashkë me Liverpulin, Reali është një nga skuadrat më në formë të momentit, me një mbrojtje të blinduar dhe me kompaktësi. Në llogaritje­t e bëra nga gazeta "MARCA" që prej 19 tetorit, vetëm Reali nuk ka humbur asnjë ndeshje në të gjitha kompeticio­net. Trajneri Zinedin Zidan thotë se sekreti i kësaj skuadre është vetëm puna dhe dëshira për të mos pësuar gol. Në prag të duelit me Atletikon, ai i thur elozhe trajnerit Simeone duke thënë se është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe nuk i meriton kritikat. ZIDAN "Bernabeu"- "Na pëlqen të luajmë gjithmonë përpara tifozëve tanë. Tifozët tanë na mbështesin në çdo moment dhe në këtë derbi do të bëjnë të njëjtën gjë". Krahasimi- "Nuk di të them

nëse ky Real është më i fortë sesa ai i etapës së parë. Çdo epokë është ndryshe dhe nuk mund ta krahasoj".

Humbja 3-7- "Ishte ndeshja e fazës përgatitor­e. Tani kemi një tjetër histori. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por edhe e bukur për tifozët"

Sekreti- "Puna. Ky është sekreti i këtij Reali".

Mendi- "E njoh prej shumë kohësh sepse më pëlqen ta shikoj ligën franceze. Mendi është një lojtar shumë kompetitiv, me kualitete në mbrojtje dhe në sulm. I pëlqejnë duelet. Ka 6 muaj këtu dhe po e kupton

cili është Reali".

Hazard- "Por rikthehet pak nga pak me ne. Të gjithë duan të jenë në këtë ndeshje, por ne nuk do të rrezikojmë asnjë".

Simeone- "Nuk i kuptoj kritikat ndaj tij, por nuk varet nga ne. Unë e di shumë mirë kush është Simeone si trajner. Ju thoni

që Guardiola është më i miri, por Simeone është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe këtë e ka treguar. Nuk e ndryshoj mendimin që kam për të".

Mbrojtja- "Ne po punojmë dhe po punojmë mirë. Duhet ta tregojmë në çdo ndeshje atë që po bëjmë në stërvitje. Të gjithë lojtarët e kanë misionin për të mbrojtur portën dhe pastaj të sulmojmë dhe të fitojmë".

Bejl- "Përjashtoj çdo mundësi që ai të largohet. Do të mbështetem tek ai, por nuk ishte i gatshëm për këtë ndeshje. Në të ardhmen do të jetë i rëndësishë­m".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania