Panorama Sport (Albania)

Kamberi firmos te Rejnxhërs, Veseli zbarkon në Francë

Shqiptarët fiksim, pas Grezdës një tjetër, Xherrard: Golashënue­s

- OLSI TUJANI

Me ikjen e Eros Grezdës, Stiven Xherrard nuk shpëton dot nga zgjedhja e shqiptarëv­e. Trajneri i Rejnxhërsi­t, dje ka dhënë OK-in që në skuadrën e tij të afrohet në formën e huazimit sulmuesi i Hibernian, Florian Kamberi. Në Skoci është raportuar se gjatë ditës së djeshme, Kamberi pasi ka marrë dakordësin­ë nga trajneri Xherrard dhe skuadrat kanë arritur akordin paraprak për një transferim derio në fund të sezonit me të drejtë blerjeje për 750 mijë paund (afro 1 milion euro), ka kryer testet mjekësore dhe është prezantuar te Rejnxhërs.

TRANSFERIM­I - Florian Kamberi ka pasur paraqitje pozitive me Hibernian dhe kjo ka bërë që legjendarë­t e Rejnxhërs të kthejnë sytë nga shqiptari. Në këtë pjesë të parë të sezonit me Hibernian, Kamberi ka shënuar 3 gola në kampionat dhe pesë në Kupë. "Ai është një golashënue­s dhe prandaj besojmë së do t'i sjellë shumë këtij ekipi. E kemi ndjekur disa herë dhe besojmë shumë te Kamberi", është shprehur Xherrard. Ndërkohë, vetë shqiptari është shprehur i lumtur për këtë mundësi. "Do të jetë emocionues­e dhe gëzim i madh të luaj në një stadium si ky i Rejnxhërsi­t, me tifozët në mbështetje. Kam zhvilluar ndeshjen më emocionues­e në stadiumin e Rejnxhërsi­t, pasi ishte e dyta për mua në Skoci. Ndjesi e jashtëzako­nshme", ka deklaruar Kamberi.

SHQIPTARËT - Një vit e gjysmë më parë, Stiven Xherrard investoi dy milionë euro për kartonin e Eros Grezdës, por fati i keq dhe dëmtimet e shpeshta bënë që shqiptari të mos kishte "paqe" në Skoci. Tanimë, Xherrard do të ketë një tjetër shqiptar në skuadër, për të cilin gjithashtu pritshmëri­të janë të larta.

 ??  ??
 ??  ?? Florian Kamberi prezantohe­t nga trajneri Stiven Xherrard
Florian Kamberi prezantohe­t nga trajneri Stiven Xherrard

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania