Panorama Sport (Albania)

Zhunior ngroh Shkodrën: Prisni një super-Vllazni

"Gati të luaj në fundjavë, ja premtimi për formacioni­n"

- ADMIR URUÇI

Sulmuesi brazilian, Silvio Zhunior, pasi ka firmosur kontratën për të qenë sërish pjesë e Vllaznisë ditën e djeshme ka dalë para mediave duke folur për këtë rikthim në skuadër pas gjashtë muajsh shkëputje. Në intervistë­n e tij është shprehur i lumtur që rivishet kuqeblu, teksa ai u largua nga ata me 26 gola të shënuar në Kategorinë e Parë. Ndërsa ka premtuar edhe gola për të vijuar ecurinë e sezonit të shkuar. Gjithashtu ka shtuar se nuk i trembet dhe nuk ka frikë nga konkurrenc­a që do të ketë në skuadër përballë dyshes Hristov e Sidorenko. Si ndihet Zhunior që është sërish te Vllaznia pas gjashtë muajsh?

Jam i lumtur që rikthehem dhe ndihem si në shtëpinë time. Gjatë kësaj periudhe që nuk kam qenë në Shqipëri, i kam ndjekur të gjitha ndeshjet e Vllaznisë dhe po ashtu edhe të gjitha lajmet rreth saj. Cila është forma juaj për pjesën e dytë të këtij sezoni?

Jam në formën e duhur dhe i gatshëm për të luajtur. Tani është në dorën e trajnerit nëse do të jem në fushë që në ndeshjen e parë apo jo. Te Vllaznia tashmë është një trajner i ri dhe është ai që vendos për çështjen e aktivizimi­t. Do të filloj që sot (dje) stërvitjen me ekipin dhe në ditët në vijim do të shohim për këtë gjë.

Duhet ta keni më të lehtë pasi një pjesë të lojtarëve të Vllaznisë i njihni…

Normale! E thashë edhe më lart se e kam ndjekur Vllazninë, kam parë lojtarët që kanë qëndruar në ekip që prej sezonit të kaluar kur isha edhe unë pjesë e saj, e po ashtu kam ndjekur edhe lojtarët e rinj që kanë ardhur, disa prej të cilëve i njoh. Do të vazhdoni të shënoni edhe në Superiore njësoj si sezonin e kaluar kur skuadra ishte në Kategorinë e Parë?

Vërtet që është hera e parë që unë do të luaj në këtë kampionat, por ajo që premtoj unë është se do të bëj maksimumin për ta ndihmuar skuadrën me lojën dhe golat

e mi. Zhunior, a keni frikë nga konkurrenc­a në vijën e sulmit, duke qenë se në merkaton e janarit janë bashkuar edhe dy sulmues të tjerë, Hristov e Sidorenko?

Unë jam shumë i kënaqur me ekipin që kam gjetur dhe kam ardhur që ta ndihmoj atë. Normalisht që edhe konkurrenc­a është diçka e nevojshme, por kam ardhur këtu që të kem hapësirën time. Do të bëj më të mirën që ta kem këtë hapësirë për të luajtur dhe për të treguar vlerat e mia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania