Panorama Sport (Albania)

Zaza i refuzoi, Eriksen dopietë në miqësore

- PINAMONTI

Mes Olivie Zhirusë, Goran Pandevit dhe Islam Slimanit, në fund fituesi i “garës” mund të ishte Simone Zaza. Administra­tori i deleguar i Interit, Xhuzepe Marota, dëshironte t’i dhuronte Antonio Kontes një sulmues përpara mbylljes së merkatos dhe bomberi i Torinos mund të ishte goditja e minutave të fundit, sepse pistat që drejtonin te francezi (i kërkuar edhe nga Totenhemi dhe Lacio), maqedonasi dhe algjeriani ditën e djeshme dështuan.

FORMULA PËR ZAZËN - Për Zazën figuruan edhe detajet mbi formulën, mbi të cilën ekzistonte një akord maksimal mes dy klubeve: huazim për 3 milionë, e drejtë blerjeje e fiksuar në 13. Pikërisht formula nuk e ka bindur 28-vjeçarin i cili e ka refuzuar një transferim me kohë të pjesshme dhe do të jepte “dritën jeshile” vetëm për “detyrimin” e blerjes ose një shitje përfundimt­are. Italiani ishte nxjerrë në merkato nga Torinoja. Rrugët që e drejtonin jashtë atdheut nuk e bindnin (Monako dhe një klub turk), sepse dëshironte të qëndronte në Serinë A. Interi, ku do të kishte gjetur Antonio Konten, me të cilin kishte luajtur shumë mirë në kombëtare, mund të kishte qenë zgjedhja e duhur. Por, mundësia për t’u rikthyer në Torino në qershor nuk i pëlqeu Zazës, që priti deri në fund shansin që dy klubet të gjenin akordin në terma të tjerë. Në 20:00 u dorëzua.

– Gjatë orëve të fundit lindi edhe hipoteza e rikthimit të Andrea Pinamontit, pas lamtumirës së verës së kaluar. Mëngjesin e djeshëm Piero Auzilio dhe Marota kanë qenë në kontakt me Ligën Italiane për të kuptuar nëse ekzistonte mundësia për ta transferua­r menjëherë në Milano, duke konsiderua­r faktin që shitja ishte përfshirë në bilanc për 18 milionë euro (formula ishte ajo e huazimit me detyrim blerjeje) përpara 30 qershorit të kaluar. Drejtuesit zikaltër gjetën akordin me Ligën, por në atë pikë ishte Xhenoa që frenoi, pasi nuk gjeti zëvendësue­sin (ideja “Iturbe” dështoi”) dhe kuqeblutë do të mbeteshin zbuluar në atë repart.

 ??  ?? Simone Zaza, 28 vjeç
Simone Zaza, 28 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania