Panorama Sport (Albania)

Juvja shet Xhanin dhe Pjacën, Kosta: Duam Championsi­n

"Nejmar e Mbape në Mynih, mos shihni ëndrra"

-

Trajneri i Bajernit, Hansi Flik, ishte dje në konferencë­n për shtyp në prag të ndeshjes së sotme ndaj Maincit. Për numrin një të pankinës bavareze rëndësi në takimin e sotëm kanë vetëm tri pikët dhe asgjë më shumë. Flik foli gjithashtu për sherrin e ndodhur në mesjavë midis Boatengut dhe Goreckës, skena të cilat kërkon të mos i shohë më te Bajerni.

Është lënë pas sherri Boateng-Gorecka?

Në stërvitje të gjithë duan të fitojnë duelet e tyre. Ajo që nuk më ka pëlqyer janë emocionet e tepërta. Këto janë gjëra që nuk mund të harrohen lehtë. Megjithatë, fakti që lojtarët u pajtuan menjëherë është një tregues i mirë. Kam folur në telefon me të dy lojtarët në darkë dhe ata më kanë siguruar që gjithçka është harruar. Këtë sjellje nuk dua ta shoh më në skuadër. Bajerni është një klub me vlera, sjellja duhet të jetë primare, nuk kisha arsye pse të ndëshkoja askënd.

Lojtarët e dëmtuar janë pranë rikthimit. Ju gëzon kjo gjë?

Më vjen shumë mirë që Koman dhe Hernandez do të jenë shumë shpejt pjesë e skuadrës. Ata kanë kryer një javë të ngarkuar në stërvitje dhe trupi i tyre ka reaguar mirë. Hernandez është disi më përpara me përgatitje­t, ai do të jetë në fushë në fundjavën që vjen.

Do të vijë Nejmar dhe Mbape në ditën e fundit të merkatos?

Nuk e di se çfarë ëndrrash shihni natën. Këto dëshira janë shumë të mëdha (qesh). Jo! Jam shumë i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicio­n, tani që do të rikthehen edhe të dëmtuarit, do të jetë akoma dhe më mirë. Kjo skuadër ka kualitet.

Si është përgatitur ndeshja ndaj Maincit?

Në këtë fazë të kampionati­t asnjë ndeshje nuk është e lehtë, skuadra që ndodhen në zonën e ftohtë të tabelës do të japin gjithçka për të dalë nga aty. Në Mainc na pret një atmosferë e ndezur, por ne duam të marrim tri pikët, ajo na intereson. Kjo, mundësisht,

me një lojë të bukur. Skuadra është stërvitur mirë këtë javë, duke ditur se do të ketë përballë një kundërshta­r që nuk do të hapë rrugë lehtë.

Xhan te Dortmundi, keni ndonjë peng?

Thjesht dhashë një mendim timin për lojtarin, kjo nuk ka asgjë të keqe. Mendoj që Xhan është një nga mesfushorë­t më të mirë në qarkullim për rolin e tij, por kurrë nuk kam thënë që e dua në skuadër. Jam i kënaqur me lojtarët që kam në dispozicio­n dhe nuk më duhen të tjerë. Gjithsesi, Borusia bëri një goditje të mirë me të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania