Panorama Sport (Albania)

Vëllai mundi Partizanin, Olta Sheta: Ja për çfarë kanë nevojë kampionët

"Për titullin i frikësohem Tiranës, lojtari im i preferuar është…"

- ARTIN LLESHAJ

Pas një ecurie aspak pozitive në javët e fundit në kampionat, Partizani e katranosi edhe më keq në Kupën e Shqipërisë, ku u mund të mërkurën në mënyrë të papritur në takimin e vajtjes nga Besëlidhja me rezultatin shokues 3-0. Kjo sfidë ishte speciale për tifozen seksi të Partizanit, Olta Sheta, pasi zemra e saj ishte ndarë mes të kuqve dhe skuadrës ku militon vëllai, Ariani. Megjithatë, ish-banorja e "Big Brother"-it, në këtë rast i tradhtoi "demat", pasi dëshironte suksesin e të vëllait. Në një intervistë për "Panorama Sport", modelja që njihet për linjat e saj perfekte flet për ecurinë e kampionëve të Shqipërisë, luftën për titull ku thotë se i frikësohet Tiranës si dhe "zbulon" lojtarin e saj të preferuar.

Si u ndjetë pas humbjes së Partizanit ndaj skuadrës ku luan vëllai juaj, Ariani?

Si tifoze e Partizanit, më erdhi keq, por duke ditur që luante kundër vëllait, normalisht dëshiroja një fitore të vëllait tim. Pra, këtë herë isha tifoze e vëllait.

Çfarë i keni thënë vëllait pas ndeshjes?

Kemi komunikuar dhe realisht kam menduar që një fitore do të ishte e vështirë për Besëlidhje­n. Dëshiroja që të shënonte një gol edhe Ariani.

Pse Partizani po vuan kaq shumë këtë sezon?

Duke parë mënyrën e zhvillimit të lojës që realizoi Partizani, unë mendoj se çalon në repartin e mbrojtjes dhe të sulmit. Gjithashtu, ekipi nuk ka grintë si dhe mungon bashkëpuni­mi mes lojtarëve.

A është më Partizani për titull?

Partizani është vetëm 7 pikë larg nga vendi i parë. Janë pothuajse edhe gjysma e ndeshjeve për t'u zhvilluar, kështu që, pse jo të mos pretendojë Partizani për titull?! Nëse punohet dhe harmonizoh­et ekipi, mund t'ia arrijnë qëllimit. Kurrë mos thuaj kurrë, është një shprehje të cilën unë e përdor shpesh.

Cilën skuadër shikon Olta si favorite për titull?

Unë kam pak frikë Tiranën, sepse është një skuadër që i mungon titulli prej kohësh, megjithatë zemra më thotë sërish Partizani.

Si mund të dalin të kuqtë nga kriza?

(Qesh) Për mua duhet të rinovohet komplet si skuadër. Shikoj shumë boshllëqe në çdo sektor të Partizanit dhe më vjen vërtet keq për emrin që ka.

Cili nga lojtarët ju pëlqen më shumë?

E kush tjetër përveç Arian Shetës, vëllait tim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania