Panorama Sport (Albania)

Mbyllet sesioni i dimrit, të gjitha lëvizjet në Europë

Gjiganti i Liverpulit: Sauthempto­ni s'na e ndal vrullin

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Do të jetë një fund javë e rëndësishm­e në Premier Ligë, sidomos për Liverpulin, i cili nuk kërkon kurrsesi që ta ndalë vrullin e tij në kampionat, pavarësish­t 19 pikëve avantazh që ka ndaj Mançester Sitit të vendit të dytë. Madje, duke parë se në anën tjetër skuadra e Pep Guardiolës do të luajë të dielën (nesër) në transfertë ndaj Totenhemit të Zhoze Murinjos, të kuqtë shpresojnë që, pse jo, edhe ta rrisin më tej diferencën e pikëve. Më shumë se për këdo tjetër, dueli i pasdites së sotme do të jetë shumë i veçantë për gjigantin e mbrojtjes së të kuqve, Virxhil Van Dajk, i cili do të ketë përballë ish-skuadrën e tij, Sauthempto­nin. Si ish, ndoshta dikush tjetër do ta kishte pritur me emocion këtë duel, por jo holandezi, i cili në intervistë­n përpara kësaj sfide tregohet thjesht i pashpirt: "Sauthempto­ni ekip dinak? Unë jam i lumtur vetëm për faktin që sivjet ata notojnë në ujëra të qeta të renditjes, por për të tjerat nuk më intereson aspak. Të shtunën (sot) do të jetë një ndeshje që ne do të mundohemi ta fitojmë dhe, pse jo, të arrijmë sa më lehtë që të jetë e mundur te tri pikët. Është vetëm ky mendimi që qarkullon në kokën time dhe asgjë tjetër. Ndoshta vërtet ata janë një skuadër dinake dhe kanë disa lojtarë të rrezikshëm, por unë ua njoh të gjitha hilet atyre dhe e di mirë se çfarë duhet të bëjmë që të fitojmë. Sauthempto­ni është një skuadër që di të nxjerrë shpesh lojtarë interesant­ë, por kundër nesh askush prej tyre nuk do të lejohet që të luajë qetësisht. Sfidë speciale me bomberin Dani Ings? Ings është lojtari kryesor i Sauthempto­nit aktualisht, ai që e ka tërhequr këtë skuadër përpara në këtë sezon dhe më bëhet qejfi për të. Por ai bën më mirë që të duket sa më pak nga anët e mia, pasi nuk do të kursehem ndaj tij. Unë jam nga ata lojtarë që i studioj shumë sulmuesit kundërshta­rë me të cilët më duhet të përballem dhe kam bërë të njëjtën gjë edhe për Ingsin, por në fund jam i sigurt që do të fitoj unë, do të fitojë Liverpuli, - shprehet Van Dajk, i cili kujton edhe transferim­in nga Sauthempto­ni te Liverpuli. - Nuk kam pengje aspak, madje jam gjithmonë e më i sigurt se kam bërë zgjedhjen e duhur, duke veshur fanellën e Liverpulit. Tani jam 28 vjeç, por më e rëndësishm­ja është se duke ardhur në këtë klub kam shansin që të luftoj për çdo trofe të mundshëm, ndonëse nuk duhet të lejojmë asnjë, as Sauthempto­nin, që ta ndalë vrullin tonë. Kam ende objektiva për të arritur, por jeta dhe karriera mund të jenë shumë të shkurtra, ndaj unë dua të vazhdoj të vrapoj dhe të luftoj me shokët e mi te Liverpuli që të fitojmë çdo turne në të cilin marrim pjesë, sivjet dhe në sezonet në vazhdim", përfundoi holandezi dhe lideri i mbrojtjes së Liverpulit.

 ??  ?? Van Dajk kundër Manesë, vetëm dy sezone më parë, kur luante me bluzën e Sauthempto­nit
Van Dajk kundër Manesë, vetëm dy sezone më parë, kur luante me bluzën e Sauthempto­nit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania