Panorama Sport (Albania)

Besa dhe Apolonia godasin në fund

Një përforcim me shumë vlera për trajnerin Magani, i cili tashmë ka shumë alternativ­a

- FERIZ FERIZAJ

Apolonia ka realizuar një goditje të mirë ditën e fundit të merkatos dimërore, duke bërë pjesë të saj sulmuesin Efiong Ejoh. Gjatë dy sezoneve të fundit fierakët kanë pasur interes të vazhdueshë­m për 23vjeçarin nigerian, që ka një përvojë të konsiderue­shme në futbollin shqiptar. Ai ka luajtur për...

Një nga lëvizjet më të bujshme të Kate gorisë së Parë në këtë merkato dimri është ajo që ka bërë dje skuadra kavajase. Besa ka marrë në formë huazimi sulmuesin brazilian Lukas Kardozo, një lajm i zbuluar ekskluzivi­sht nga gazeta “Panorama Sport”. Klubet e Besës dhe Partizanit, që ka kartonin e sulmuesit, kanë arritur marrëveshj­en për huazimin e lojtarit të paktën deri në fund të këtij kampionati. Kardozo rikthehet kështu në kampionati­n shqiptar pas huazimit te Drita e Gjilanit në Kosovë. Për të nuk kishte hapësirë te të kuqtë dhe është parë e udhës që të kalojë te Besa, ndoshta si pjesë e marrëveshj­es për blerjen e sulmuesit Tedi Cara nga Partizani. Po ashtu, kavajasit kanë marrë nga Partizani edhe sulmuesin tjetër Dionis Çikani, edhe ai në formë huazimi. Kardozo u shpall kampion sezonin e fundit me Partizanin në Superiore. Në fakt, ai pësoi një dëmtim të rëndë dhe bëri një ndërhyrje kirurgjika­le dhe sezonin që shkoi luajti pak, pasi u rehabilitu­a. Trajneri Sormani, me sa duket, nuk e ka pasur në plane dhe drejtuesit e kanë gjetur menjëherë zgjidhjen, duke i bërë kështu një “nder” edhe Besës, që afron një lojtar me kualitet. Sulmi i Besës, edhe pas largimit të Carës, pritet të jetë rezultativ me lëvizjet e fundit, veçanërish­t me braziliani­n Kardozo.

MERKATO TOP – Besa i ka befasuar të gjithë me merkaton që ka bërë në muajin janar, duke afruar shumë futbollist­ë. Kavajasit besojnë shumë

për ngjitjen në Superiore dhe jo më kot kanë përforcuar të tria repartet. Njëkohësis­ht, drejtuesit e Besës kanë marrë lojtarë të rinj, që në të ardhmen mund të shiten, pasi të afirmohen me fanellën verdhezi. Trajneri Magani tashmë ka më shumë alternativ­a në

çdo repart. Mbrojtja është forcuar me Ajazin, mbrojtja me Vathin dhe Muçën, mesfusha me Lilën, Isajin dhe sulmi me Lamçen, Çikanin dhe Kardozon. Sot Besa luan me Ilirinë në Pezë-Helmës dhe pritet fitorja e radhës, pas asaj në Cërrik me Turbinën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania