Panorama Sport (Albania)

Izolohet Partizani, trajneri Sormani do të bëjë... ligjin

Presidenti i lë fatet e ekipit në dorë të 54-vjeçarit

- ILIR CARA

Fundi i janarit e ka pështjellu­ar shumë situatën te kampionët e Shqipërisë, pasi pjesa e dytë e sezonit ka nisur me tri humbje, dy në kampionat dhe e fundit në Kupë, ku Besëlidhja dha një leksion futbolli me fitoren 3-0. Dështimi në Lezhë bëri që drejtuesit të zhvillonin një mbledhje urgjente me ekipin, ku analiza u shoqërua me gjoba për të gjithë pjesëtarët e skuadrës, duke përfshirë lojtarët dhe të gjithë stafet që angazhohen çdo ditë me Partizanin. Në kampin e kuq kanë shteruar justifikim­et dhe fjalët, kështu që pas mbledhjes së ditës së enjte është vendosur heshtja në skuadër. Përgatitje­t për transfertë­n e Gjirokastr­ës do të kryhen në izolim, madje kësaj radhe është shmangur edhe konferenca e zakonshme e trajnerit para ndeshjes së radhës. Me seancën e sotme Partizani u jep fund përgatitje­ve për Luftëtarin dhe më pas ekipi do të niset drejt Gjirokastr­ës, ku do të akomodohen një natë para ndeshjes. Te kampionët të gjithë e dinë se fjalët janë të tepërta, pasi është koha për ndryshim të trajektore­s dhe kthesa e rezultatev­e kërkohet që nesër ndaj Luftëtarit.

PROJEKTI ME SORMANIN

Ndryshimet brenda një sezoni, dashje pa dashje krijojnë edhe ndarje, apo formime grupesh shoqërore, të cilat nuk shkojnë në unison sa i përket timonierit të skuadrës. Për t’i bërë parapritë çdo hamendësie, ideje për formim klanesh apo ndarjesh në lidhje me trajnerin e ri, ka menduar presidenti Gaz Demi në mbledhjen e fundit që ka zhvilluar me skuadrën. “Panorama Sport” ka mësuar se pas komunikimi­t të gjobës, presidenti u ka kujtuar lojtarëve dhe stafeve se projekti me Sormanin është afatgjatë dhe do t’i shkohet në fund. Kështu që presidenti ka shuar shpresat edhe për ata që nuk e kanë me sy të mirë trajnerin e ri, pasi Sormani do të jetë ai që do të bëjë ligjin në skuadër. Presidenti u ka komunikuar lojtarëve se të gjithë duhet t’u binden urdhrave të trajnerit dhe fatet e tyre sportive janë vetëm në dorë të Sormanit, kështu që lojtarëve u mbetet të zbatojnë idetë e tij në stërvitje dhe në fushën e lojës. Për të kaluar krizën kërkohet rikthimi që nesër te fitorja, në mënyrë që të mbahen gjallë shpresat për realizimin e objektivav­e madhorë.

 ??  ?? Dorjan Kërçiku, goditja e Partizanit në merkaton e dimrit
Dorjan Kërçiku, goditja e Partizanit në merkaton e dimrit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania