Panorama Sport (Albania)

Bylisi godet në merkato, vjen talenti nga Uruguai

Ballshiotë­t mbyllin afrimet, sot miqësore me Trepçën

- Erjon Saliu

Bylisi nuk di të ndalet në merkato. Ballshiotë­t kanë bërë të tyrin edhe sulmuesin Emiliano Sueiro Gaston Mozone. Ky i fundit është vetëm 21 vjeç, cilësohet si nga lojtarët me perspektiv­ë në kampionati­n elitar të Uruguait. Presidenti Besnik Kapllanaj ka blinduar sulmin me talentin nga Uruguai, që ka luajtur në elitën e shtetit të tij me klubin Feniks dhe ka shënuar 6 gola, ka 1044 minuta aktivizim, ndërsa është në formë fizike nga të dhënat që ka marrë klubi ballshiot. Drejtuesit kishin disa ditë që kontaktet i kishin nisur me lojtarin e klubin e tij dhe dje është mbyllur me sukses marrëveshj­a, fillimisht deri në fund të këtij sezoni, pra për 6 muaj dhe më pas mund të shtyhet. Me Guindon, Munjoz apo dhe Gaston, pa harruar edhe lojtarët e tjerë, si: Malçi, Sallaku, Peçi apo dhe Barjamaj, sulmi ballshiot tashmë blindohet dhe konkurrenc­a është e madhe. Siç dihet, këtë sezon ballshiotë­t kanë synime madhore në Kupën e Shqipërisë dhe në kampionat. Me afrimin e sulmuesit 21-vjeçar nga Uruguai, merkatoja është mbyllur dhe tashmë në Ballsh janë të përqendrua­r te ndeshjet zyrtare, sidomos

te takimi i radhës me Vllazninë në kampionat.

Miqësorja - Bylisi do të luajë sot në orën 15:00 miqësore me Trepçën '89, një test ky që për lojtarët e trajnerit Dovedan do të jetë mjaft i vlefshëm. Në këtë ndeshje, Dovedan do të aktivizojë ata lojtarë të cilët nuk kanë luajtur në dy sfidat e fundit, me Teutën në kampionat dhe Laçin në Kupën e

Shqipërisë. Ballshiotë­t në këtë ndeshje do të provojnë që t'u japin më shumë minuta sulmuesve Mallci e Munjoz, por edhe Jankut, Ujkës, Visentes, pa harruar edhe lojtarë të tjerë, qoftë ata që kanë qenë në stol ndaj kurbinasve apo të rinjtë nga U19 të cilët nuk janë aktivizuar fare, duke qenë se janë në listën e lojtarëve të federimeve, por shihen si perspektiv­a e klubit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania