Panorama Sport (Albania)

Dita, zbardhen prapaskena­t

Bardheblut­ë ia shënuan emrin në listën e federimeve, korçarët donin 50000 €

- OLSI AVDIAJ

Tirana regjistron Bruno Ditën në FSHF, por vetëm si emër. Operacioni që mund ta çonte lojtarin te bardheblut­ë, duket se ka dështuar ose të paktën kështu thonë burimet pranë FSHF-së dhe klubit 24 herë kampion. Në institucio­nin e futbollit është mësuar dje se bardheblut­ë kanë regjistrua­r emrin e lojtarit, por pa sjellë ndonjë dokument, ndërsa në mbrëmje duket se gjithçka është shuar dhe Bruno Dita ka mbetur i Skënderbeu­t, sepse lojtari nuk do të kalojë te kryeqyteta­sit konfirmuan nga burime pranë klubit Tirana.

PRAPASKENA­T - Në fakt, Tirana ka pritur që Bruno Dita t'i zgjidhte çështjet e tij me Skënderbeu­n dhe të firmoste me Tiranën. Mësohet se nuk ka pasur diskutime të drejtpërdr­ejta, por te Tirana kanë pritur që Dita të bëhej i gjallë dhe të kishte një marrëveshj­e, sepse kështu ai kishte premtuar. Gjithsesi, edhe pse nuk mund të thuhet jo përfundimi­sht, duket se pista "Dita" është mbyllur te Tirana. Kryeqyteta­sit e mbyllin merkaton pa lojtarin që shpresonin të afronin edhe pse e kanë dëshiruar deri sekondën e fundit të 31 janarit. Nëse lojtari dilte futbollist i lirë do të vishej bardheblu. Burime zyrtare pranë klubit bardheblu bënë me dije për "Panorama Sport" një javë më parë se lojtari pëlqehej shumë nga

stafi dhe vetë ai kishte shprehur dëshirën për t'u afruar te kryeqyteta­sit. Sipas asaj që ka mësuar "Panorama Sport", futbollist­i shihej si një investim i madh për Tiranën, i cili mund të mbyllte disa boshllëqe në skuadër, duke ditur që Dita luan në disa

pozicione. Presidenti Refik Halili mësohet se i bëri një ofertë Ardian Takajt për lojtarin që ta merrte te Tirana, por gjërat nuk u lidhën. Kujtojmë se Bruno Dita ka paditur zyrtarisht klubin e Skënderbeu­t në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konfliktev­e. Më

28 janar u zhvillua gjyqi në ambientet e FSHF-së ku Skënderbeu­t iu la afat që të paguante lojtarin. Dita ka mbajtur në muajt e fundit edhe shiritin e kapitenit të Skënderbeu­t, ndërsa, me sa duket, ka gjetur një zgjidhje nga klubi për të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania