Panorama Sport (Albania)

Vila: Nuk frikësohem­i nga Tirana, në kryeqytet vetëm për tri pikët

Futbollist­i i Teutës: Tani jemi të kompletuar, duam fitoren në "Air Albania"

-

Emiljano Vila është një nga lojtarët që ka luajtur në Superiore me shumë skuadra të njohura, ku bien në sy Skënderbeu apo Partizani. Në një prononcim për "Panorama Sport", mesfushori durrsak flet për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës. Ai beson se skuadra i ka të gjitha mundësitë të dalë nga kryeqyteti me kokën lart. Mesfushori ka një koment edhe për stadiumin "Air Albania".

Pas fitores me Bylisin në kampionat dhe Erzenin në Kupë, shkoni në Tiranë. A jeni gati që të "sfidoni" ekipin e momentit? Do të shkojmë për të fituar. Jemi në tri vendet e para, të marrim pikët dhe më pas të bëjmë llogaritë për ndeshjen e radhës. Çunat janë optimistë dhe uroj e shpresoj të kthehemi me kokën lart në Durrës. Nuk kemi presion, nuk ka pasur asnjë presion. Na duhet të jemi të bashkuar me njëri-tjetrin për të bërë më të mirën dhe këtu nuk ka asnjë moment për presion. Tirana

është kundërshta­ri i parë nga të fortët.

Cila është atmosfera aktuale te Teuta në prag të ndeshjes ndaj Tiranës?

Atmosfera është e mirë, pozitive. Besimi dhe morali është i lartë. Është një ndeshje e rëndësishm­e për ne. Shpresoj që tifozët

të jenë të shumtë në numër dhe të na mbështesin për të marrë një fitore.

Fakti që Tirana ka 5 fitore radhazi a e bën të frikshme?

Nuk besoj se ka shumë lidhje kjo pjesë. Tirana gjithmonë ka qenë një skuadër e fortë, jo vetëm tani që ka pesë fitore radhazi. Është një ndeshje e mirë për futbollin shqiptar. Vetë situata në të cilën ndodhemi, na bën optimistë.

Ky duel ka një specifikë të veçantë, pasi përballen dy skuadra që në 2020-ën festojnë edhe 100-vjetorin... A do të ishte një fitore, një "dhuratë" për tifozët?

Normale, kjo është një tjetër arsye për të bërë më të mirën në këtë ndeshje. Shpresojmë që të bëjmë një ndeshje të mirë dhe në fund të gëzojmë tifozët tanë, pasi këto ndeshje të japin më shumë moral për të ecur përpara.

Do të luhet në "Air Albania". Çfarë ndjesie ju jep?

Është realisht diçka e veçantë, është një impiant që të jep mundësinë të tregosh vlerat e tua si futbollist. Çdo lojtar do të donte të luante aty, pasi është vërtet një ambient që të bën të japësh maksimumin në kushte të tilla.

Si është gjendja juaj, pasi keni pasur një shqetësim në kavilje?

Gjendja ime është e mirë. Jam në gjendje optimale dhe jam i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën, duke dhënë maksimumin. Është përgjegjës­i e madhe për ne. Organika e Teutës është më e plotë. Kemi më shumë cilësi. Duhet t'i marrim ndeshjet një nga një.

Ku e mendoni se mund ta përfundojë Teuta këtë sezon?

Për momentin, ne mendojmë vetëm Tiranën. Po punojmë të gjithë që të sigurojmë tri pikët në këtë ndeshje. Vetëm kaq! Zamir Qypi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania