Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Flamurtari, katastrofë katastrofë

Oriku kërkoi dy lojtarë, nuk i la Troisi. Klubi bllokon Ribajn e Hoxhën

- ERMAL SIKA

Flamurtari dështon në merkato. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur skadoi edhe afati për federimin e lojtarëve, Flamurtari nuk ka arritur dot që të realizojë asnjë lëvizje. Edhe pse drejtuesit e klubit kanë deklaruar se e kanë paguar detyrimin ndaj rumunit Kristian Sirgi, që shkonte në 40 mijë euro, FIFA nuk e zhbllokoi sistemin për regjistrim­in e afrimeve të reja. Sirgi, i cili luajti për Flamurtari­n në pjesën e parë të sezonit 2018-2019, ka fituar prej kohësh gjyqin dhe pas mosrespekt­imit të afateve nga klubi vlonjat, FIFA ka marrë vendim më 4 shtator 2019, pikërisht vetëm pak ditë pasi të mbyllej sesioni i merkatos së verës. Flamurtari gjendet kështu në një situatë nga më të vështirat në historinë e tij, madje për herë të parë përballet me bllokim të merkatos. Në këto kushte, Bruno Lipi, Uelder Kosta, Indio Oliveira dhe Lukas Ramos do të largohen ashtu sikundër bëri edhe ish-lojtari i Milanit, Taje Taivo, apo Flosard Malçi që u zyrtarizua te Bylisi. Kështu, këta lojtarë erdhën në Vlorë, panë dhe ikën. Por, me shumë mundësi, bashkë me ta i ka orët e numëruara në Vlorë edhe trajneri Marcelo Troisi. Kushti i trajnerit brazilian ishte se qëndron te Flamurtari vetëm nëse hapet merkatoja dhe federohen lojtarët që ai ka sjellë. Në kushtet e dështimit të merkatos, Troisi nuk ka çfarë pret dhe nuk ka pse të qëndrojë më në Vlorë. Ndeshja me Kukësin e gjen Flamurtari­n “të çoroditur” dhe me shumë mundësi në stol do të jetë një trajner i ri. Dritan Resuli me shumë gjasa do të jetë pasuesi

i Troisit në stolin kuqezi. PRAPASKENA ORIKUMI

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivi­sht se në limitet e merkatos, ditën e djeshme, klubi i Kategorisë së Parë, Oriku, ka qenë në tratativa të vazhdueshm­e me Flamurtari­n për të marrë dy nga katër lojtarët që gjenden në Vlorë

dhe që erdhën në merkaton dimërore. Bëhet fjalë për Bruno Lipin dhe braziliani­n Luka Ramos. Drejtuesit e Orikut kanë shprehur dëshirën e tyre për të afruar Lipin dhe Ramosin. Por ka qenë trajneri Marcelo Troisi që ndaloi transferim­in e tyre, duke u thënë drejtuesve të Orikumit se ka shpresë se merkatoja

mund të hapej në limite, ndaj do të prisnin deri në fund. Por, gazeta zbulon se drejtuesit e Orikut u kanë thënë atyre të Flamurtari­t se këta dy lojtarë i donin vetëm për këtë pjesë të mbetur të kampionati­t dhe ata ishin të lirë të ktheheshin në Vlorë në fund të sezonit.

BLLOKIMET - Flamurtari nuk e lejon largimin e Andi

Ribajt dhe Ardit Hoxhës. Dy lojtarët kishin oferta nga Greqia, përkatësis­ht Ribaj nga skuadra e Platanias, ndërsa Hoxha nga PAS Janina. Por, për shkak të organikës të vakët që ka ekipi në përbërje, duke qenë se as lojtarët e ofruar në merkaton e janarit nuk po federohesh­in, drejtuesit e Flamurtari­t kanë bllokuar kalimin në Greqi të këtyre dy lojtarëve, pasi ata janë edhe një ndër shtyllat kryesore të ekipit në këtë situatë që klubi po kalon. Burime pranë dy sulmuesve thanë dje për gazetën se Ribaj dhe Hoxhaj do të vijojnë të jenë pjesë e Flamurtari­t.

 ??  ?? Bruno Lipi dhe Taje Taivo erdhën si përforcime, por nuk u federuan në Vlorë
Bruno Lipi dhe Taje Taivo erdhën si përforcime, por nuk u federuan në Vlorë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania