Panorama Sport (Albania)

Kalluci: Partizani mundet me kundërsulm, Luftëtari jo autoshkoll­ë për arbitrat

Çelja e merkatos ndez shpresat e mbijetesës në Gjirokastë­r

- Tomor Shehu

“Luftëtari nuk ka çfarë të humbë të dielën në ndeshjen me Partizanin. Nëse skuadra do të shfaqet në fushë si me Kukësin, gjithçka është e mundur. Mosha e re e lojtarëve të ekipit tonë është e duhura për të përballur fizikisht kundërshta­rin. Arma më e fortë e Luftëtarit, kundërsulm­i, duhet hedhur në fushë, pasi vetëm kështu zihet ‘gafil’ mbrojtja e Partizanit”, u shpreh fillimisht “Mjeshtri i sportit”, specialist­i i futbollit gjirokastr­it, Theodhori Kalluci. Për ish-lojtarin dhe trajnerin e Luftëtarit humbja e thellë 1-5 ndaj Tiranës nuk duhet të kishte ato përmasa. Sipas Kallucit, Luftëtari nuk u rreshtua në fushë si me Kukësin. Lidhur me atë çka Luftëtari tregoi në ndeshjen me Tiranën, Kalluci tha: “Trajneri Çoçlli taktikisht veproi mirë, por unë kam bindjen se mungesa e eksperienc­ës, kryesisht në prapavijë,

dhe mungesa e golashënue­sit të mirëfilltë ishin faktorët e humbjes së thellë. 2-3 lojtarë të mbrojtjes, nuk dua të ndalem në emra, pasi do të bëja gabim se janë lojtarë të rinj dhe duhen mbështetur moralisht, ishin larg pritshmëri­ve. Ndoshta ishin të lodhur fizikisht nga ngjeshja e kalendarit. Mushkëria e skuadrës, që është mesfusha, nuk e bëri punën e saj mirë. Munguan kombinimet dhe ndërthurja e reparteve. Në momentin e golit të realizuar nga Çela u evidentua zgjuarsia e mesfushës. Oshafi do pak kohë të mbajë barrën e sulmit. I thashë të gjitha këto për të mos bërë të tilla gabime me Partizanin. Të dielën lojtarët të hyjnë me besim në fushë. Partizani nuk është skuadra e sezonit të shkuar, ndaj lojtarëve tanë u duhet më shumë dhe besim në vetvete për të përsëritur ndeshjen me Kukësin”.

GJYKIMI - Të vetmes gjë që Kalluci i druhet nesër ndaj kampionëve në fuqi është arbitrimi. “Luftëtari nuk është autoshkoll­ë ku të mësojnë arbitrat e rinj. Në letër, kam përshtypje­n se një pjesë e mirë e opinionit e sheh si ndeshje të lehtë. Jo, kam mendimin se nuk do të jetë e tillë. Luftëtari nuk ka pse të frikësohet, por të besojë te rezultati pozitiv deri në vërshëllim­in përfundimt­are të lojës. Një gjyqtar kompetent dhe profesioni­st do t’i bënte mirë lojës së Luftëtarit”, vijoi Kalluci.

MERKATO - Sa i takon merkatos, Kalluci është skeptik, por hapja në limite është një shenjë shprese për mbijetesën. Përveç kontributi­t për Luftëtarin, ish-sulmuesi ka qenë edhe pjesë e Partizanit në vitet 1971-1972. “Merkatoja e hapur në limite nuk favorizon, pasi koha nuk premton. Lojtarët e afruar nuk kanë eksperienc­ën e mjaftueshm­e për të ndihmuar skuadrën. Hapja e merkatos mund të konsideroh­et si burim shprese për mbijetesën. Shpresa vdes e fundit dhe këtë duhet të shfrytëzoj­ë Luftëtari për mbijetesën, por edhe Partizani për të dalë sërish kampion. Uroj që të dy skuadrat t’i arrijnë objektivat në fund”, përfundoi ishsulmues­i i dy ekipeve, Theodhori Kalluci.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania